Nga Fatos Çoçoli
Tek ne, fuqia e protestave politike është matur gjithnjë me numrin e protestuesve. Protestat paqësore në Tiranë më datat 31 maj–07 qershor 2026 po e humbasin fuqinë e fillimit, për shkak të një kombinimi faktorësh.
Arsyeja kryesore qëndron në faktin që janë protesta pa kokë. Kanë artikuluar kërkesë të qartë për dorëheqje të kryeministrit të sotëm dhe qeverisë së tij, por kjo kërkesë nuk kuptohet nga kush vjen. Nga qytetarët e inatosur që mbajnë pankarta me kërkesën për largim, nga një grup nismëtar i protestës me objektivin e qartë për të shkaktuar dorëheqjen e kryeministrit, apo nga një parti politike e re që fshihet pas organizatorëve anonimë të protestave?
Asnjë nga organizuesit nuk është paraqitur në mediat televizive apo nuk është identifikuar në rrjetet sociale, për të thënë: jam filan fisteku, bëj pjesë në një grupim që kemi x dhe y qëllime për të mirën e vendit, kemi këtë program dhe duam të realizojmë këto objektiva me organizimin e këtyre protestave. Qytetarët kanë pritur për dalje të tilla të sinqerta dhe kurajoze, që të vendosin nëse ia vlen t’i bashkohen protestave. Kjo pritje deri tani është konsumuar për tetë ditë me kot.
Së dyti, mesazhi i protestave paraqitet i paqartë, ose i fragmentuar. Të tetë protestat në kryeqytet kanë sjellë deri tani ose kërkesa të shumta, ose të paformuluara qartë. Tekstet e mesazheve të këtyre tetë ditëve, të përmbajtura në pankartat dhe në fjalimet e folësve, nuk kanë rezonuar lehtë me shqetësimet e sotme konkrete të qytetarëve. Algoritmet e rrjeteve sociale shpërndajnë përmbajtje që provokon, më shumë sesa informon dhe kjo mund të çojë në bllokim ose injorim të mesazhit real të protestës.
Së treti, kur organizatorët anonimë fokusohen te çështje teknike, te ligje dhe procedura, qytetari i thjeshtë mund të mos e kuptojë impaktin e drejtpërdrejtë të tyre në jetën e tij të përditshme. Nga ana tjetër, nëse organizatorët nuk përfaqësojnë figura të njohura dhe të besueshme në opinionin tonë publik, qytetarët ngarkohen me mosbesim ndaj qëllimeve të protestës.
Së katërti, qytetarët kanë pritur këto tetë ditë sinjale se protesta po prodhon efekt, si takime me zyrtarë, premtime institucionale, apo pezullim të vendimeve. Organizatorët bënë gabim që nuk e pranuan ofertën e kryeministrit për ta takuar me një përfaqësi me 20 veta. Pa këto sinjale, besimi qytetar në dobinë e protestave dobësohet.
Së pesti, konkurrenca mes grupeve aktiviste të protestave ka çuar në fragmentim të përpjekjeve dhe në planifikim të dobët të komunikimit publik. Përdorimi i kanaleve të gabuara dhe adresimi nga shumë folës në protestë me fyerje personale e fjalor të rëndë nuk kanë arritur të ngjallin interesimin e grupeve të ndryshme demografike. Kështu, në protesta nuk kemi parë të moshuar, punëtorë sezonalë, sipërmarrës ose përfaqësues të shoqatave të biznesit.
Së gjashti, protestave u ka munguar një platformë konkrete veprimi. Protestat kanë sjellë një lumë ankesash, por jo një plan të drejtpërdrejtë veprimi. Hapa ligjorë dhe peticione me numra, apo ankesa në institucione të caktuara ndërkombëtare. Për shembull, meqë kryekërkesa është largimi i kryeministrit, të paktën organizatorët të kishin përgatitur një peticion dhe të kishin mbledhur firma, për t’ia paraqitur Kuvendit apo Këshillit të Evropës. Pa objektiva të qarta veprimi dhe pa një rrugë të qartë pas protestave, qytetarët dyshojnë në ndryshimin real.
Së shtati, protestat kanë pak ose aspak materiale dhe veprime informimi paraprak: fletushka, takime informuese, debate publike, që të shpjegohen arsyet e këtij aksioni të rëndësishëm politik. Pa këto materiale, ngelen vetëm çirrjet e disa folësve në megafon dhe mesazhet e paqarta të shumë të tjerëve që folën në mënyrë civile. Organizatorët bënë mirë që në dy protestat e fundit reaguan ndaj sharjeve me libër shtëpie të disa folësve në protesta. Por kjo nuk mjafton.
Hahahaahahahahahahajahajajaj
O Mero o____Kar , po ngele me te njejten foto te vjeter qe dje ia dhe edhe Palloshit ne CNN......dil pak edhe tani rrugeve te Tiranes te shohesh protesten , shko edhe ne qytete te tjera , shko edhe neper shume vende te botes !!!!!!__________po si duket ty ta terhoqi veshin Palloshi qe nuk vazhdove me idene e tij dje ne CNN "se ishin vetem 2000 veta" ... dhe sot ti , KARlo e te tjeret duhet ta nxirrnit 1500 !!!!!
Pashe nje pankarte te vecante sot ne proteste : "*****RAMA KA RILINDUR......APO..... RAMA KAR I LINDUR ********....eshte thjesht ceshtje e vendodhjes se shkronjave ne mes.....po ju patronazhiste si mendoni ???!!!!
Sepse protesta nuk kishte kurre fuqi. Nqs banoret e Zvernecit do te ishin kunder investimit atehere hostoria do ishte ndryshe.Ata jane pro.Pra kjo ishte nje proteste e nxitur nga sherbimet sekrete te huaja qe nepermjet algoritmave manipuloi injorancen e njerezve. Protestues qe u terhoqen zvarre dhe njerez qe u inatosen nga pamja.Kaq.
Sa proteste banale ! duket, pjesa me degraduar e shqiptareve, duke qne te lire dhe te çthurur, dalin dhe bejne xhiro ne bulevard, pastaj ca rrugaç te njohur dhe publikisht mbajne megafone sikur te kishin ngrene fasule. Po duhet te jeshe i çmendur, te pakten, te sillesh ne kete menyre me Shqiperine dhe ekonomine e saj ne nje kohe qe s'te pjerdh njeri fare per patriotizmin tend apo pronat e tua, se Trampi e mori me taksi Maduron nga president dhe e futi ne biruce sikur te ishte mi arash. E kuptojne keto gjallesa demokracine e soteme? Pa Ameriken, Shqiperia nuk do egzistoje me fare si tha Bismarku : nocion gjeografik, njesoj si lisi Viçidolit apo Beleri Progonatit. Mbajeni mend ju qe keni tru dhe e perpunoni ates , se keta ne bulevard do futen ne vrimen e miut neser. Kush pjerdh me ne kapitalizmin e sotem per lirine-çthurje te ca palaçove qe thuhet se jane shqioptare, ndoshta jane ose ssperme turke qe nga pushtimi 500 vjeçar, ose te paguar me para ne greket e serbet megjithe makinat e djeshme serbe ne Zvernec; i pate? U dalçin syte qe nuk e late rehat ate vend! Lajmi nga mediat grteke ishte qe dhenderri dhe vajza e Trampit do ta çojne investimin ne Mikono, sota gjate ndeshjes Greqi-Itali lajmi. U rrofte neper bark o protestues dhe shtepine e grate do u marre greku e serbi Ato s'humbasin gje se sherbim do tu bejne por juve do tu bejne synet ortodoksit .
O Fatos o legen prite popullin se po vjen o tradhtar i kombit. Shumë shpejt do të kryqëzojnë ti bashkë me Edvin Ramoviçin Serb.
cocoli i gjori kjo urine e gjore qe vazhdon te rrjedhe nga surreli.
Se teti te gjithe protrstuesit Jane byth qima