Nga Adriatik Doçi
Ka 13 vite që mban Edi Ramën në pushtet përmes 'revulucionit paqësor', hapjes e mbylljes si firzamonikë të partisë, zbulimit të armiqve të brendshëm dhe 'rezistencës heroike' duke përfituar kulla nga qeveria, koncensione dhe haraç nga oligarkët. Në ditën e tetë të protestave më masive, spontane, qytetare, evropiane dhe artistike në historinë pluralizimit në Shqipëri, të cilat ç'është e vërteta kanë sëkëlldisur pushtetin, Sali Berisha hedh çunin e Fahriut me grupin e molotovit, flamurin pa shkop dhe deputetë të tij që kanë tjetërsuar qindra hektarë tokë në Gjirin e Lalzit për të ndyrë, deformuar dhe sabotuar protestën.
Po pse Sali Berisha fillimisht sulmoi protestuesit si sorosianë dhe mjeranë, më pas e mbështeti dhe sot vendosi t'i bashkohej protestës, pankarta dominuese e të cilës është 'Rama n'burg, Berisha n'burg'?
Mmetamorfoza e Sali Berishës në raport me protestën mund të shpjegohet me një zhvillim të ditëve të fundit. Në dy qershor, që përkon me ditën e dytë të protestës, projekti i “Herzog &de Meuron Basel Ltd” u shpall fitues nga qeveria për rikualifikimin për ndërtimin e një kulle 260 metra të lartë te Pallati i Kongreseve, një investim qindra milionë euro. Kulla, e cila do të lidhet funksionalisht me godinën aktuale të Pallatit të Kongreseve, do të ketë karakter multifunksional për hotel dhe zyra.
Nuk është sekret që pas projektit qëndron Shkëlzeni, përmes një prestanome të tij, i cili çuditërisht del pronar tokash nga Velipoja në Ksamil. Në rrethet politike dhe mediatike, projekti për rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve quhet 'Kulla e Zenit'. Pas kullave në qendër, në ish Bllok dhe pranë Parkut të Liqenit, gjithnjë përmes maskës së tij, Shkëlzeni do të ndërtojë me para të dyshimta edhe kullën te Pallati i Kongreseve.
Nëse dhëndri zëhollë, me mbi 50 pasuri me vlerë dhjetëra milionë euro, qëndron pas ndërtimit të disa komplekseve pallatesh nga Tirana në Pogradec, përfshirë 19 kulla në pronën publike të tjetërsuar ish Klubi Partizani, Shkëlzeni qëndron pas kullave kryesore që qeveria Rama ka miratuar gjatë 10 vitet e fundit në Tiranë, duke u kamufluar pas tre biznesmenëve. Nisur nga këto interesa të fuqishme familjare, metamorfova e Sali Berishës jo vetëm duhet kuptuar, por nuk është çudit që në ditët në vijim të shfaqet te shkallët e Kryeministrisë, në ballë të protestës me moton 'Rama n'burg, Berisha n'burg'.
O DIKU. Te ishte per Sadhiun , RAMA do ishte harruar tani..
Saliu dhe Palloshi jane ane te se njejtes medalje , boshti qe e rrotullon Shqiperine ne keto 35 vjet.........dhe ne fakt nese e keni pare nje foto te 1991 , bashke kane qene qe ne fillim , nje dashuri me shikim te pare , por qe u prish shpejt atehere......por i thone nje fjale "Dashuria e pare nuk harrohet" ....dhe tashme eshte nje dashuri nen rrogoz dhe "gjoja armiqesi" ne syte e popullit , sa per sy e faqe......por populli thote ate shprehjen e filmit te njohur shqiptar:"....ore na falni , ju per budallenj na merrni ne ....".....Kulla e Zenit eshte vazhdimesi e shume lejeve qe Palloshi i ka dhene Zenit , dhe Zenave te tjere te Saliut.......Keshtu qe per te shpetuar ky popull duhet : ******RAMA NE BURG______SALIU NE BURG******
Non GRATA universal ,po i kthe nderin K.Ministrit te qeverisë së korruptuar duke mbështetur dhe sabotuar protestën,sepse e di mirë që po u bashkua PDja protesta do shpërndahet menjëherë.Rama në burg-non grata në burg.
Rama ne burg Berisha ne burg!
Saliu dhe Palloshi jane ane te se njejtes medalje , boshti qe e rrotullon Shqiperine ne keto 35 vjet.........dhe ne fakt nese e keni pare nje foto te 1991 , bashke kane qene qe ne fillim , nje dashuri me shikim te pare , por qe u prish shpejt atehere......por i thone nje fjale "Dashuria e pare nuk harrohet" ....dhe tashme eshte nje dashuri nen rrogoz dhe "gjoja armiqesi" ne syte e popullit , sa per sy e faqe......por populli thote ate shprehjen e filmit te njohur shqiptar:"....ore na falni , ju per budallenj na merrni ne ....".....Kulla e Zenit eshte vazhdimesi e shume lejeve qe Palloshi i ka dhene Zenit , dhe Zenave te tjere te Saliut.......Keshtu qe per te shpetuar ky popull duhet : ******RAMA NE BURG______SALIU NE BURG******
Sa mire na e bejne tallin trapin me popullin te dy palet Sali muti dhe Edi shurra. Teater te dy baxhellat, pasuri prrallore ndersa femijet tane ikin c do dite per jete me te sigurt. Por vete e kemi fajin mire na e bejne