Dy botët që po përplasen sot!

5 Qershor 2026, 19:50Blog TEMA
Dy botët që po përplasen sot!

Nga Artan Fuga

Nuk është çështje thjesht mjedisore, ndonëse çështje e mjedisit është bërë kanceroze dhe shkakton kancere të vërteta te ne!

Përtej saj shihen dy epoka që përtej konspiracionizmit përplasen me njera tjetrën. Këtë nuk e kuptojnë ende dhe nuk duan ta kuptojnë jo vetëm pushtetarë, deputetë periferikë pa asnjë formim adekuat për të përfaqësuar rininë qytetare të Shqipërisë së epokës dixhitale, por edhe gazetarë të ndryshëm larg dhe anash detyrës së tyre.

të hapur përtej kufijve nacionalë dhe përtej dasive nacionaliste, orientimin nga konkurrenca e lirë dhe heqja e privilegjeve dhe barrierave në tregëti dhe shërbime në plan rajonal dhe global,

bashkëjetesën në ekonomitë e sotme me modele të avancuara të bizneseve të mëdha dhe investimeve të mëdha me bizneset e mesme që janë këto që punësojnë para së gjithash,

kulturën e dialogut që e futën në këto dy dekada rrjetet sociale,

pakënaqësinë masive përballë stagnacionit,

korrupsionit që bën kërdinë,

që përjetojnë shtresat qytetare, kapërcimin në ndërgjegjen qytetare

të militantizmit partiak të partive të kohës staliniste në Evropë,

ndërgjegjen patriotike të mpleksur me hapjen ndaj botës, dinjitetin për të drejta individuale,

nga ana tjetër atë që shoqëria aktuale u ofron:

kulturën monopolistike të biznesmenit strategjik, pra të privilegjuar nga pushteti,

tendera që SPAK dhe Kontrolli i Shtetit po tregojnë se janë të manipuluar,

hapësira ekonomike të rrethuara me tela me gjemba,

propagandë e orkestruar duke fshehur informacionin,

profesione të kufizuara brenda hoteleve, për të rinjtë që kërkojnë të ardhme,

shkelje të së drejtave pronësore publike apo private,

ujë me ose pa piper mbi protestuesit qytetarë të lirë,

një klasë burokratiko-politike parazitare,

flotë uji mbi shtresat e mesme qytetare që protestojnë,

llomotitje zhurmuese dhe pa shije si mëny restoranti fshati,

propagandë gjoja nacionaliste,

hapësirë politike e mbyllur për qytetarin që endet jashtë institucioneve.

Këto janë dy botët që po përplasen sot në hapësirat publike.

Kuptoheni sa më shpejt këtë!

Kuptohet se Shqipëria që në vitet 90 bëri ndryshimin politik, nuk bëri dot atëhere as ndryshimin kulturor, as atë social, as atë institucional.

Cështja nuk janë vetëm foletë e dallëndysheve, as vetëm pelikanët, as vetëm peshqit, fazanët, as dhelprat, ujqit, kërmijtë, zvarranikët, por :

A do ta bëjë dhe si do ta bëjë Shqipëria këtë pjesë të ndryshimit social që qysh ka 90 ka mbetur e mpirë, e paralizuar?

Brenda trupit social sot përplaset një pjesë e gjymtyrëve të mpira, atrofizuara, paralizuara, dhe pjesa e gjallë që lufton për jetën!

Nëse kjo pamje humbet nga vështrimi ne si komb do të vazhdojmë të humbasim energji kot, të vetëvritemi!

Top Channel

Lini një Përgjigje