“Hera e parë që vizitoj në atë vend, refuzoja të shkoja edhe kur më ftonin”, Rama: Si Tivati, Vlora ka çdo gji të saj

5 Qershor 2026, 20:13Politika TEMA
“Hera e parë që vizitoj në atë vend, refuzoja të

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Vlorë për 35-vjetorin e Partisë Socialiste.Ai u shpreh se erdhi në Vlorë menjëherë pas samitit në Tivat, duke u shprehur se ky i fundit nuk ka asgjë më shumë se Vlora.

“Më vjen shumë mirë që jemi sot këtu në Vlorë. Më vjen shumë mirë që shoh një numër të pazakonshëm për një takim që nuk është elektoral. E ndjej se çfarë ju ka sjellë në këtë shesh, përveç se thjesht edhe vetëm ditës së lindjes së Partisë Socialiste. Por dua t’ju them që sot erdha këtu drejtpërdrejtë nga Tivati. Tërë rrugën e kam menduar se si e ndryshon rrugën e një vendit të tërë edhe vetëm një moment. Dhe se si një sjellje e gabuar e atyre që vendosin mund të spostojë rrugën e të ardhmes nga një vend në një vend tjetër. Ishte hera e parë që shkoja në atë vend. Njerëz të familjes time, të afërm shokë miq kanë shkuar, më kanë ftuar edhe ata andej, por gjithmonë kam refuzuar të shkoja. Refuzoja sepse nuk doja të shihja atë që pashë dje dhe sot. Por si Tivati, Vlora ka çdo gji të saj”, tha Rama.

4 Komente

  1. T
    Tir

    Ik ore hajdut rq. U kujtove per vloren. Gjithe pasurite po ua jep oligarkeve. Ne palas nuk shkel dot se te perzene. Ne dhermi gjithashtu. Ne jale perseri. Njerzit e thjeshte rrine ne shpi se plehra si rama dhe familja e tij kane vjedhur dhe shitur cdo gje

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits !!!!!

      Vullnetaret e Palloshit , jane mbledhur ne nje anti-proteste te kulturuar , te kamufluar nen pretekstin e festes se "35 vjetorit te PS" , pjesemarresit kane komoditetin te jene te ulur ne karrige....ndoshta sepse jane edhe te lodhur pasi kane udhetuar gjithe diten per tu mbledhur nga qytete te ndryshme duke lene ne mes edhe diten e punes ne administrate..........por qe kur filloi te fliste e deri tani , asnje fjale per pervjetorin , vetem per kujtimet e Palloshit gjate vizites turistike ne Mal te zi.......eh , Feste ...por nje sy e vesh nga Tirana , Durresi , Korca , Elbasani......ku protestohet !!!!****RAMA NE BURG_____BERISHA NE BURG*******

      Përgjigjjuni
      1. b
        bruna

        ne mitingun e festes se socialisteve ishin me shum se protestuesit ,po kam hallin se kryeministri a e ka pyetur spiropalin per kete se ajo esht e mirzitur nuk do, aman mere njecik me te mire

        Përgjigjjuni
        1. [
          [|]

          Problemi kyq ēshtē ulja papunsis dhe mbēshtetje pēr personat e vetēm, me qera dhe pa asnjē tē ardhur.Tē tjerat jan nē rregull.Ish tē pērndjekurit marin kēstin e 500, tē moshuarit marin bonus dhe indeksim vjetor tē pensionit, mēsuesit dhe mjekēt jan mēse tē kēnaqur.Paga minimale u rrit me 30% duke kaluar nē mbi 500 euro. Numri emigrimit ēshtē ulur.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje