Shqipëria merr lajme të mira nga Samiti i Tivatit. Ndërsa Parisi dhe Berlini kërkojnë anëtarësim gradual, Brukseli është i bindur se Shqipëria po ecën në rrugën e duhur për në BE.
Presidentja e Komisionit, Europian, Ursula Von Der Lajen konfirmoi se Brukseli i ka objektivat e qarta. Mali i Zi anëtarësohet në 2028, pas saj vjen menjëherë Shqipëria.
“Samiti tregon se Ballkani Perëndimor po afrohet me BE. Diskutuam sot se si ky moment të jetë më i fortë. Është zgjedhje strategjike kjo. Bashkëpunim dhe besim. Po besojmë se Mali i Zi mund të bëhet vendi anëtar i 28 në 2028. Shpresojmë që Shqipëria ta ndjekë shpejt dhe gjithë rajoni të lëvizë në këtë drejtim. Propozimet që sjellin përmirësim të procesit, janë të mirëpritura.”
Edhe Presidenti i Këshillit të BE, Antonio Costa shtoi se Shqipëria tashmë ka hyrë në fazën finale, ndërsa idetë e reja të hedhura edhe në këtë Samit në Malin e Zi po konsiderohen vetëm me qëllim për të ecur me objektivat e anëtarësimit.
“Ky është një Samit i sukseshëm. Gjatë turit tim këtë herë në rajon, pashë progresin e kryer nga vendet aspirante. Nga viti 2013, po numërojmë mbrapsht tani për anëtarësimin e radhës, për Malin e Zi, për tu bërë anëtare e 28-të. Javën e kaluar gjithashtu, mbajtëm konferencën e radhës ndërqeveritare, për fazën finale të mbylljes së negociatave. Ka nisur mbyllja e 3 kapitujve për Shqipërinë. Ne po konsiderojmë ide të reja, për të ecur para. Për të rritur interesimin dhe motivimin e vendeve kandidate.”
Kurse i zoti i shtëpisë në këtë Samit, Presidenti Jakov Milatovic, shpresoi ti sjellë fat vendeve të tjera si Shqipëria pas anëtarësimit të Malit të Zi në 2028.
“Mali i Zi do të bëhet një shembull i mirë për vendet e tjera kandidate në Ballkanin Perëndimor, që çon në një qëllim, në anëtarësimin me të drejta të plota në BE. Do të çonte një mesazh për kredibilitetin dhe atraktivitetin e anëtarësimit në BE. Ëndrra europiane është gjallë.”
Me ramen hajdut ne krye te qeverise, do antaresohen edhe shtete qe sjane ne BE perpara Shqiperise
Hajde me te mire e me hajr! Vec perpara, mos te ndalemi, te tjerat jane vec zhurma.
A dini te lexoni o budallenjte e VC te kurtit qe u ka ngelur ora ne kohen e pordhes..!!
Per hajer! Europa duhet te clirohet nga burokracite e teperta. Vende si Moldavia Ukraina Gjeorgjia Armenia, DUHET te ndjejne besimin dhe deshiren e BE per t'u antaresuar sa me pare. Vetem keshtu i vihet kufi URISE se pa kontrollueshme te cdokujt ne Rusi qe mendon te dominoje popujt e tjere me te vegjel.
Po si do pranoje europa hajdute si rama dhe prostituta patronazhiste, si?
Po tallin trapin me Shqiperine. Nuk ia thone ne surrat Edvinit qs nuk ke plotesuar standartet, se krimi e korrupsioni sundojne Shqiperine se tradhtia eshte bere vyrtyt, por e mbajne me shkume se dhe Shqiperia nje dite...!!! Ky me miliardat nga leket tona ka blere ne BE shprehjen: Shqiperia ka bere detyrat, po ja ne kemi ca rrethana te reja gjeopolitike!!!! Dhe ky planifikon te mashtroje e te vjedhe votat ne 2029. Kaq eshte loja e ketij srigaxhiu e tradhtari.