Kur e kuptuat që Rama-Berisha janë bashkë: në Zvërnec apo në Gërdec?

5 Qershor 2026, 16:46Blog TEMA
Kur e kuptuat që Rama-Berisha janë bashkë: në Zvërnec

Nga Kreshnik Spahiu

Përgjigjia e kësaj pyetje ndan qartazi në publik:
- Injorancën nga Inteligjenca,
- Hipokrizinë nga sinqeriteti.

Ditët e fundit qarkullon një teori e re për protestën. Disa thonë se Zvërneci bashkoi Berishën me Ramën.
Ata që pretendojnë se Rama dhe Berisha u bashkuan në Zvërnec janë ose injorantë, ose mashtrues politikë.

Rama dhe Berisha kanë 20 vjet që janë bashkë.
Për të nxjerrë në dritë këtë mungesë koherence apo mashtrim të disa protestuesve, po parashtroj disa fakte:

* Ku ishit kur ndodhi Gërdeci dhe u vranë 26 persona, ndërsa u plagosën 300 të tjerë? A ju kujtohet që Rama shkoi te Berisha, duke hequr dorë nga protestat dhe duke ndryshuar Kushtetutën brenda tre ditësh?
* Ku ishit më 1 prill, kur Rama u bashkua me Ilir Metën dhe bëri amnisti për 21 Janarin?
* Ku ishit kur Rama dhe Berisha u bënë bashkë kundër drejtësisë dhe SPAK-ut?
* Ku ishit kur Rama i jepte Berishës vulën e partisë nëpërmjet lidhjeve në gjyqësor?
* Ku ishit kur Rama rriti rrogën e Berishës dhe deputetëve me 400 euro në muaj?
* Ku ishit këto 13 vjet kur Rama ndihmonte me leje ndërtimi njerëzit e Berishës?
* Ku ishit kur Rama dhe Berisha ndryshuan së bashku Kodin Zgjedhor?

Ata kanë qenë gjithmonë bashkë dhe ju i keni parë, por nuk keni dashur të protestoni kundër tyre. Ju keni lënë vetëm çdo lëvizje që ishte kundër dyshes Rama-Berisha.

Do të thotë dikush prej jush: “Më mirë vonë se kurrë?”
Absolutisht po, por kjo protestë nuk është kundër Ramës dhe Berishës, por kundër investimeve amerikane.

A e dini pse protesta e Rrjollit nuk zbriti në Tiranë?
Sepse në Rrjoll nuk po investon Ivanka Trump, por një biznesmen i afërt me Berishën, në apartamentet e të cilit Berisha jo vetëm jeton, por ka edhe zyrat e tij private.

Nëse në Rrjoll do të investonte Ivanka Trump, do të plaste “revolucioni i harabelave”.

Anasjelltas, nëse në Zvërnec nuk do të ishte interesuar Ivanka Trump, por ndonjë oligark i afërt me dyshen Rama-Berisha, protesta do të shuhej, sepse protestuesit do të bliheshin, ashtu siç u blenë kur ndërprenë protestat kundër pagesës në Rrugën e Kombit apo protestat kundër çmimit të naftës.
Për këto arsye, askush nuk duhet të besojë se protesta është kundër dyshes Rama-Berisha, sepse ata kanë 20 vjet që e kanë mbushur kupën dhe zullumi është derdhur.

Kanë nxjerrë një teori se “u mbush kupa”.
Pyetja është: pse nuk ishte mbushur kupa nga Rama-Berisha një javë, një muaj apo një vit para projektit të Ivanka Trump?

Pse nuk ishte mbushur kupa 4 apo 8 vjet më parë?
Çfarë rastësie! E paskan kuptuar pikërisht ditën që vajza e Trump-it u interesua për Vlorën se kupa qenka mbushur nga Rama dhe Berisha.

Jo, jo. Mos gënjeni vetëm për të justifikuar gjumin letargjik dhe apatinë tuaj. Ju i keni votuar si Ramën, ashtu edhe Berishën prej dekadash. Të paktën mos fyeni ata që i kanë luftuar për 20 vjet.

Nëse Ivanka Trump tërhiqet nga investimi, ju do të shpërndaheni, ashtu siç u shpërndatë pas anulimit të projektit për armët kimike që kërkoi Amerika.

Do ta harroni luftën kundër dyshes që mendoni se u bashkua sot.
Jo, jo. Kanë kaluar 20 vjet dhe ju keni heshtur.
Jeni shumë vonë. Madje, edhe nëse i keni frikësuar, në fakt vetëm sa i keni forcuar, sepse ata do të miratojnë ndryshimet elektorale dhe do të asgjësojnë çdo alternativë në zgjedhjet e ardhshme.
Thjesht jeni kujtuar pas pilafit.
Ata janë bashkuar në Gërdec, jo në Zvërnec.

9 Komente

  1. K
    Kosovari

    Mire e the po kujt ja the

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits !!!!!

      Shqiptaret gjithmone e dinin se Rama-Berisha kane qene bashke......por kane qene disa gazetaruce si Meroja me shoke , qe me gazetat dhe artikujt e tyre u kane erresuar syte njerezve. Meroja 24 ore ne dite flet kunder Berishes , por kurre nuk nxjerr aleancen qe Saliu nen rrogoz ka me Ramen. Flet parreshtur se pse SPAK nuk fut ne burg Saliun , por kurre nuk u shpjegon njerezve se nuk do Rama qe Saliu te futet brenda......megjithate sic eshte shprehja "me mire vone se kurre" per protesten ....ashtu nuk eshte vone edhe per Meron , qe me ne fund te beje nje editorial te vertete : " Aleanca e qelbesirave Sali-Rama' .......beje Mero ne te ka ngelur ndonje pike ndershmerie ne ndergjegjen tende !!!!!

      Përgjigjjuni
      1. H
        Heavy ****___Fuel

      2. F
        Fshatari

        Po Evropi e Ameriqia cfare thone? Kupothe sa te duash e kur te duash, fatet e nje vendi vasal i cakton qendra e Perandorise. Ndodhi njesoj kur u nda Perandoria Roamake me ate Bizantine. apo kur u nda Kina me BS.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dire Straits !!!!!

          Shqiptaret gjithmone e dinin se Rama-Berisha kane qene bashke......por kane qene disa gazetaruce si Meroja me shoke , qe me gazetat dhe artikujt e tyre u kane erresuar syte njerezve. Meroja 24 ore ne dite flet kunder Berishes , por kurre nuk nxjerr aleancen qe Saliu nen rrogoz ka me Ramen. Flet parreshtur se pse SPAK nuk fut ne burg Saliun , por kurre nuk u shpjegon njerezve se nuk do Rama qe Saliu te futet brenda......megjithate sic eshte shprehja "me mire vone se kurre" per protesten ....ashtu nuk eshte vone edhe per Meron , qe me ne fund te beje nje editorial te vertete : " Aleanca e qelbesirave Sali-Rama' .......beje Mero ne te ka ngelur ndonje pike ndershmerie ne ndergjegjen tende !!!!!

          Përgjigjjuni
          1. B
            Beni pyetjen e duhur

            Ju lutem a do dale ndonje njeri me mend dhe te pyese ambasaden amerikane dhe dhomen amerikane te tregetise: 1. A ka nje investim amerikan per zvernecin? 2. Nese po, kush jane investitoret se nuk besoj se ambasada amerikane dhe dhoma amerikane e tregetise i mbajne te fshehte investimet dhe investitoret amerikane. Ne rast se ambasada dhe dhoma amerikane i pergjigjen negativisht pyetjeve, athere i gjati duhet varur per gjuhe se ka mashtruar popullin e tij pa pike turpi. Vertete i duhen hequr breket dhe ti varen ne koke. Se vertete po mundohet te thote ska projekt hajduti i gjatr, por nderkohe deri para nje jave nuk linte rast pa thene qe ka projekt dhe investim 4 miliarde euro. Tani eshte vone qe te marre kthesen Turp qe nuk dini ti orientoni njerezit

            Përgjigjjuni
            1. P
              Propaganda dhe realiteti

              Në fakt pyetja e vërtetë është: Po K.Spahiu analist i kujt është ? I Ramës? Se tërë kohës ngeli te Report TV i Bollinos duke mbrojtur rilindjen me "analizat" e tij qoftë edhe indirekt jo drejtpërdrejt. Pyetja tjetër është: Ore te Report TV thonë që Kreshniku flet nga Gjermania. Por a punon ai atje apo mbahet me analizat që bën për gjendjen e Shqipërisë dhe politikës, nga larg si "patriot në mërgim"? Se s'ma do mendja se e bën falas nga malli për Shqipërinë. Protesta nuk është kundër Ivankës apo Trumpit o Kreshnik, por analistët e rilindjes do nxjerrin sezbën një justifikim. Siç po nln edhe ti. Pasi dështuan për ta treguar protestën si të lidhur me qarke greke, serbe apo edhe iraniane së fundmi, (pra broçkulla), tani ka ngelur vetëm përçarja , pra sikur medemek protesta është kundër Trumpit. Je fiks duke folur si Meroja o Kreshnik. Pra po mbron dyshen Rama-Berisha që janë kundër protestës secili për hallin e vet, Berisha se shpreson se mos i heqin NonGratën (s'ka për të ndodhur), dhe Rama që dihet tashmë që është mësuar duke iu bërë favore ndërkombëtarëve për influencë apo mbështetje politike. Siç bëri edhe me Melonin me kampin në Gjadër, dhe që i gjunjëzohej asaj si servil dhe e përqafonte si karagjoz. Prandaj o Kreshnik për budallenj nuk i bën dot shqiptarët. Nuk ia shet dot sapunin për djathë askujt. Vazhdo bëj propagandë për Ramën se propaganda faqen e zezë e ka por pa gjë s'të lë.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Koment

                https://www.panorama.com.al/konfuz-dhe-ne-kerkim-te-fajtoreve-rama-permend-greke-serbe-dhe-tani-iraniane-sa-me-shume-rriten-protestat-e-shqiptareve-aq-me-shume-shtohet-lista-e-armiqve/#gsc.tab=0

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Teodor

                  Fillo ndonje pune o Niku se na ngele ne television. Sa leke paske pasur o njeri. A e more A 2 ne Deutsch? Po ke qene shef I kld o njeri per 7 vite..dhe kur ndodhi Gerdeci...dhe 21 Janari...cfare bere?

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje