Statistikat e ndërtimit, rriten pagat dhe kostot e tjera, bien çmimet e materialeve

5 Qershor 2026, 17:50Ekonomia TEMA
Statistikat e ndërtimit, rriten pagat dhe kostot e tjera, bien

Treguesit më të fundit zyrtarë dëshmojnë për një zhvendosje të faktorëve që diktojnë koston e ndërtimit të banesave në vend. Sipas të dhënave, rritja e presionit vjen kryesisht nga kahu i krahut të punës dhe shpenzimeve administrative, ndërkohë që tregu po balancohet nga një rënie e lehtë e çmimeve të lëndëve të para.

Indeksi i Kushtimit në Ndërtim (për banesa), i cili mat ecurinë e çmimeve të materialeve, fuqisë punëtore dhe shpenzimeve të tjera kapitale për një banesë tip 8–10 kate, shërben si një deflator kyç për llogaritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Përllogaritjet mbështeten në një shportë me 71 zëra, ku të dhënat për pagat dhe makineritë sigurohen nga ndërmarrjet e mëdha të përqendruara kryesisht në rrethin e Tiranës.

Në nivel vjetor, kostot e përgjithshme të ndërtimit kanë shënuar një rritje të qëndrueshme por të moderuar, të udhëhequr nga shtrenjtimi i fuqisë punëtore.

“Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, në tremujorin e parë 2026 arriti 114,4, kundrejt tremujorit të katërt 2021 si periudha bazë. Ndryshimi vjetor i Indeksit të Kushtimit në Ndërtim në tremujorin e parë 2026 është 1,1 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 1,0 %.”

Brenda zërit të materialeve, rënia më e ndjeshme u regjistrua në nëngrupin “Materiale ndërtimi” me 1,4 %, pasuar nga “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” me 0,9 %. Në kahun e kundërt, nëngrupi “Materiale elektrike dhe komunikimi” shënoi një rritje prej 0,5 %.

Krahasuar me mbylljen e vitit të kaluar, tendenca e rritjes mbetet e pranishme, sërish nën ndikimin e kostove operacionale dhe administrative jashtë lëndës së parë.

“Indeksi i Kushtimit në Ndërtim shënoi rritje med 0,3 %, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2025. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Kosto të tjera’’ me 1,7 %, grupi “Shpenzime për paga” me 0,6 %, grupi “Shpenzime makinerie” me 0,3 % dhe grupi “Shpenzime transporti” me 0,3 %.”

Sjellja e tregut brenda këtij fraksioni kohor konfirmon sërish rënien e shpenzimeve për materiale me 0,2 %. Në këtë ecuri, uljen më të madhe e patën nëngrupet “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi’’ me 0,8 % dhe “Materiale ndërtimi” me 0,4 %, ndërsa “Materiale elektrike dhe komunikimi” u shtrenjtuan lehtë me 0,2 %.

1 Komente

  1. ●●

    Njē puntor nē ndērtim paguhet ne pagē minimale, ndērsa çmim i m2 ēshtē sa nē Paris.Çmime qē qeveria nuk intervient pasi i intereson 15% i çmimit te noteri qē paguan blerēsi imobiliar.S'ja vlen tē lindni fēmij, mē mirē futni spermēn ta ngrini ,dhe shkrijeni pēr uterus kur tē keni fituar nē telebingo.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje