Kosova dhe Zvërneci

5 Qershor 2026, 12:40Blog TEMA
Kosova dhe Zvërneci

Nga Enver Robelli 


Kur u shemb Shqipëria më 1997 nën peshën e skemave piramidale, Ibrahim Rugova lëshoi një deklaratë të shkurtër ku, pak a shumë, tha: jemi të shqetësuar për zhvillimet në Shqipëri dhe apelojmë për dialog e qetësi në të mirën e vendit. Kaq!

Këtë qëndrim duhet ta mbajnë të gjitha partitë politike të Kosovës përballë protestave të shkaktuara kundër “projekteve dhe investimeve” në Sazan dhe Zvërnec. Kjo nuk është protestë e shqiptarëve jashtë Shqipërisë. Kjo është protestë e shqiptareve dhe shqiptarëve të Shqipërisë. Është vendi i tyre dhe kanë të drejtë të shprehin mospajtim për vendime që atyre u duken të padrejta. Më 2013 shqiptarët me të drejtë u revoltuan pasi kryeministri i atëhershëm (dhe i tanishëm) deshi ta helmonte Shqipërinë me 1000 ton armë kimike siriane.

Sot mijëra shqiptare e shqiptarë, nga jugu në veri të Shqipërisë, janë të revoltuar për shkak të arrogancës së pushtetit. Nuk janë as kundërshtarë të investimeve të mirëmenduara, aq më pak armiq të Shqipërisë, siç po pretendojnë disa pushtetarë qesharakë dhe borizanë të pushtetit.

Kjo që po ndodh është shprehje e mllefit ndaj arrogancës së paparë të një kryeministri, i cili, pa asnjë debat publik, pa asnjë konsultim me popullsinë lokale, pa asnjë llogaridhënie, pa asnjë sqarim të rrethanave juridike dhe pa asnjë zgjidhje të çështjeve të kontestuara territoriale, ngjitet në një jaht diku në Mesdhe dhe hyn në muhabete abrakadabra, thua se Shqipëria është çiflig i tij.

Edhe një qeveri që i fiton zgjedhjet nuk mund të thirret vetëm në mandatin e fituar pa dëgjuar edhe zërat kritikë. E kjo vlen jo vetëm për Shqipërinë (vlen edhe për Kosovën). Nuk ka “kontratë me popull” a “kontratë me shqiptarë”, politikanët që thirren në popull janë të rrezikshëm. Ka kontrata me një pjesë të elektoratit për një mandat maksimum 4-vjeçar. Pastaj para çdo vendimi të madh duhet të zhvillohet beteja e bindjes së qytetarëve. Qytetarët binden jo duke i ofenduar, por duke ua bërë të qartë projektin dhe anët e tij pozitive (nëse ka, pa hyrë në projektin konkret, por në përgjithësi). Nuk binden qytetarët duke i mashtruar: po fillojmë punimet, por nuk ka projekt. Po mendojmë të lëshojmë leje, jo nuk do të lëshojmë. Me këso marrëzirash shqiptarët poshtërohen edhe më shumë. Shqipërisë nuk i duhen qytetarë të poshtëruar, por të ndërgjegjshëm se pasuria kombëtare nuk i përket vetëm një gjenerate.

Po të mos ishin zërat kritikë, Shqipëria do të ishte helmuar me ato 1000 ton armë kimike siriane.

Keqqeverisja dhe mosfunksionimi i drejtësisë kanë ndikuar që pronar i një toke të jetë një mafioz, avokati i tij, vajza e avokatit dhe ndonjë emigrant në lagje periferike të Athinës. Për këtë s’ka faj Amerika.

Tendenca që protestuesit në Shqipëri të etiketohen si “shërbëtorë të armikut” imagjinar vetëm mund ta shtojë mllefin e qytetarëve. Këta njerëz janë dëshmitarë se si nisin projekte dhe nuk përfundojnë dot për shkak të ngatërresave mes të përfshirëve në projekt (privatëve dhe qeveritarëve, të cilët përfundojnë duke e quajtur njëri-tjetrin “kriminel” dhe kërcënojnë po ashtu njëri-tjetrin me beteja gjyqësore). Protestuesit janë dëshmitarë se si mafiozë e gjykatës, të përkrahur nga politikanë të të dy krahëve politikë, falsifikojnë dokumente, përfitojnë toka dhe ndërtojnë resorte.

Kjo situatë mund të qetësohet vetëm me gatishmërinë e qeverisë për dialog dhe transparencë të plotë. Jo me arrogancë, jo me gënjeshtra, jo me fushata njollosëse e fabrikim akuzash.

Më 1997 pati përpjekje dashakeqëse që protestat të barteshin nga Shqipëria në Kosovë. Pati edhe kërkesa që Kosova të mjaftohej me një autonomi “brenda Jugosllavisë”. Më vonë kemi parë kryeministra të Shqipërisë që thoshin për mediat gjermane se “pavarësia e Kosovës nuk është ide e përshtatshme për kohëra moderne”. Ose të tjerë që shkruanin plane për rregullimin territorial të Kosovës.

Ata që nga Kosova janë përzier në politikën e Shqipërisë e kanë paguar çmimin, dhe ky është zhvillim i mirë. Por protestat e tanishme në Tiranë nuk janë të Kosovës. Janë tuajat. Gjeni zgjidhje vetë! Pa teori konspirative. Ky nuk është komplot botëror kundër qeverisë me duar të pastra të Tiranës. Sepse po të ishte qeveri me duar të pastra dhe po të kishte opozitë të pazhytyr në moçalin e korrupsionit, protestat s’do të ndodhnin. Kjo është vetëm një revoltë kundër arrogancës dhe keqpërdorimit brutal të pushtetit. Por qytetarët e Shqipërisë e kanë toleruar këtë gjendje dhe prapë është punë e tyre se si do të veprojnë më tutje.

Shqiptarët e Kosovës, për fat të mirë shumë më afër me njerëzit në Shqipëri sesa më 1997 – edhe si investitorë, edhe si vizitorë që e mbajnë gjallë turizmin në Shqipëri – sidomos tani mund të përsërisin atë që pati thënë Ibrahim Rugova para gati 30 viteve: jemi të shqetësuar për zhvillimet në Shqipëri dhe apelojmë për dialog e qetësi në të mirën e vendit.

16 Komente

  1. Q
    QROBT

    O Robell! Atrikullin e ke me te paverteta, Po ta pyeja chat gpt ta permblidhte me dy fjale do thoshte: shkurt, futja pordhes, gri sallate

    Përgjigjjuni
    1. M
      Miri

      Je idiot

      Përgjigjjuni
      1. E
        Enzo Tortora

        Por kur nuk jane te tuajat, ti per cfare zhgaravit hartime te tilla.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hasoni

          Enver ke ndertuar nje narrative midis te vertetave dhe trillimit , cka demton natyren e gazetarise!

          Përgjigjjuni
          1. a
            astrit

            Më pëlqeu shkrimi!

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bardhi

              O Robelli edhe ti gabon kur flet per armet kimike qe do shkaterroeshin ne Shqiperi, jam specialist i fushes, kam punuar 20 vjet ne industrine e klorit dhe procesi i neutralizimit ishte krejt i pa rrezikshem por fatkeqsisht nuk u pyetem ne specialistet por disa mitomane gjitholloge qe ngriten nje histeri kolektive.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dyri

                Ik mor te qifshta 14 breza plehre. Mbaj vendin tend aty dhe mos fut turinjte e tu te ndyre ne vendin tone. Mbani vendin tuaj e mos na cani bythen shpellare.

                Përgjigjjuni
                1. n
                  niko kalemi

                  O Enver Hoxha,ne artikuj thua qe kosovaret nuk duhet te nderhyne se eshte problem i shqiptarve ,vete je futur koke e kembe,akoma nuk e kuptuar qe nqse qeveria do te vepronte sipas sygjerimit tend asgje nuk do ishte ndertuar psh unaza,stadiumi,parku liqenit dhe shume objekte te tjera prandaj do beje mire te shikoje problemet tuaja ne Kosove dhe Svicer ku jeton dhe mos turubullo ujrat atje ku nuk te takon se shume gjera ne artikull nuk qendrojne

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Drejt

                    Bravo Robelli. Analizë e drejtë dhe e paanshme.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lani

                      Mirë ne që shpëtuam por a u helëmua njeri tjetër në botë me armët kimike të Sirisë ?!

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        E vërteta

                        O analist idjot, qe e doni shqiprine si vend i botes se trete, te rroje breshka dhe flamengo dhe te vdedin shqiptaret.Po si do pasurohet shqiperia oa investime, pse iken rinia ta them un jemi te varfer se idjotet e kane mendjen te inati per Ramen oa nuk duan asgje tjeter vetem Rsna ik.Pse o idjot heq paralele me armet kimike dhe kush do helmonte shqiperine Rama apo SHBA PO KOT E ZGJADS O AGJENT I SERBISE

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Komentuesi

                          KUSH JANE KETO CESHTJE TE KONTRSTUARA TERRITORIALE.......MOS E KE FJALEN BESOJ PER TERRITOR GREK ......O VER KARI....PO NUK JANE KOT LLAFET QE JU KOQEVARET I FUTNI SI SHUME HUNDET TEK SHQIPERIA....

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Luani.

                            Ai shtet qe i shkateroi ato arme u shua nga faqja e dheut. Shko ore palle kur nuk i njeh LHL pse ha m. Dhe flet brockulla.

                            Përgjigjjuni
                            1. O
                              Oficeri i artilerise

                              Bravo z. Robelli! Shkrim shume realist.

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Kosova e Pavarur

                                Ti vllajo mos na i bej turistet Kosovare si shpetimi i turizmit shqiptar. Ne jemi shume falenderues, po shume ama qe shqiptaret e Kosoves vijne dhe kosumojne ditet e tyre te pushimeve ne Shqiperi, ashtu sic dhe shqiptaret e Shqiperise vijne me shume deshire ne viset e shkelqyera te Kosoves. Por kjo nuk ka aresye te permendet midis nesh. Se po beheni te bezdisshem. Ne jemi brenda shtetit tone Shqiperi Kosove.

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Deti

                                  Prandj ne Itali qe u shkateruan ato arme u semuren dhe vdiqen me mijra .... O kokebosh meso pastaj shkruaj.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje

                                  Blog Tema