Për herë të parë, publiku ka mundur të shohë momente nga ceremonia e martesës së Loredanës dhe Karim Adeyemit. Pamjet janë bërë publike përmes dokumentarit “Loredana & Karim”, i cili transmetohet në Prime Video dhe sjell një vështrim më të afërt në jetën e çiftit larg kamerave dhe rrjeteve sociale.
Në një video të publikuar së fundmi janë zbuluar skena nga ceremonia civile e çiftit, e zhvilluar në tetor të vitit 2024 në Cyrih. Në pamje, Loredana dhe futbollisti i Borussia Dortmund shfaqen pranë njëri-tjetrit gjatë momentit të kurorëzimit, në një ceremoni intime ku morën pjesë vetëm familjarët dhe miqtë më të afërt.
Dokumentari me gjashtë episode ndjek përditshmërinë e tyre, duke zbuluar detaje të panjohura më parë nga marrëdhënia që prej kohësh ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave.
Gjatë dokumentarit, Karim Adeyemi flet edhe për vendimin për ta bërë zyrtare lidhjen e tyre, duke lënë të kuptohet se martesa ishte një hap që erdhi krejt natyrshëm për ta.
Nga ana tjetër, Loredana rrëfen se marrëdhënia e tyre bazohet në ndarjen e çdo momenti të jetës së përditshme, duke theksuar afërsinë dhe mbështetjen që i japin njëri-tjetrit.
Publikimi i këtyre pamjeve ka ngjallur interes të madh te fansat e çiftit, të cilët deri më tani nuk kishin parë asnjë detaj nga dita e tyre e veçantë.
Lini një Përgjigje