Katy Perry do të vijë në Kosovë, ylli botëror konfirmon performancën në “Sunny Hill Festival”

4 Qershor 2026, 13:22Lifestyle TEMA
Katy Perry do të vijë në Kosovë, ylli botëror konfirmon

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të performojë  në edicionin e këtij viti të “Sunny Hill Festival” në Kosovë.

Këngëtarja është emri i parë kryesor që është konfirmuar për këtë edicion të festivalit, duke ngjallur reagime të shumta nga fansat.

Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të festivalit, ku është publikuar edhe një video me një bisedë telefonike mes Dua Lipës dhe Katy Perryt, përmes së cilës u zbulua pjesëmarrja e saj në festival.

Fansat mezi presin këngëtaren në edicionin e këtij viti, e cila mund të jetë një nga edicionet më të veçanta.

1 Komente

  1. L
    Luani

    E kujt i bei mendja qe shkojn atje

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje