A kanë nevojë studentët shqiptarë për leksione nga Serbia?

4 Qershor 2026, 10:00Blog Drizan Shala

Në një grup ku po koordinohej protesta e Tiranës u shfaq një mesazh nga një numër me parashtesë +381. Dërguesi prezantohej si student nga Novi Pazari, kryetar i një organizate rinore, dhe ofronte ndihmë. Arsyetimi i tij ishte i qartë dhe didaktik. Kur nisin bllokimet e rrugëve, shkruante, fillon faza e fundit e radikalizimit; bllokohen hyrjet e qyteteve dhe autostradat; sistemi ndalon për disa orë; presioni shoqëror rritet. Studentët, theksonte, janë aktori më i rëndësishëm, sepse nuk janë parti dhe nuk lejojnë ndërhyrje. Numri ishte serb. Toni ishte i një mësuesi.

Lëvizja nga e cila vjen ky zë nuk është e panjohur. Studentët në bllokadë në Serbi kanë protestuar prej një viti e gjysmë kundër qeverisë së Aleksandar Vuçiqit, që pas rënies së strehës së stacionit në Novi Sad dhe gjashtëmbëdhjetë jetëve nën të. Është një lëvizje që ka treguar qëndresë, ka mbledhur qindra mijëra njerëz, ka tronditur një regjim. Kaq duhet thënë, dhe kaq është e vërtetë. Por e vërteta nuk mbaron këtu.

Më 17 maj 2026, e mbledhur në Kragujevac, e njëjta lëvizje publikoi Memorandumin për Kosovën. Teksti nuk lë vend për keqkuptim. Kosova shpallet pjesë e patjetërsueshme e Serbisë, jo si formulë kushtetuese por si imperativ historik e moral që nuk negociohet në thelb, komponent i identitetit kombëtar serb pa të cilin, sipas tyre, kodi i tyre kulturor e humbet burimin. Krahas memorandumit u mbajt edhe një tribunë mbi “Universitetin e Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicë”. Dhe që askush të mos mendojë se këtu flet vetëm pasioni shqiptar: kritikë serbë e vendosën menjëherë dokumentin në vijën e Memorandumit të Akademisë Serbe të vitit 1986, atij që përgatiti tokën ideologjike për gjithçka që pasoi.

Dikush do të kundërshtojë se aktivisti nga Sanxhaku, boshnjak, nuk e ka firmosur atë memorandum, dhe ka gjasa të jetë ashtu; boshnjakët e Pazarit rrallë e ndajnë romantizmin territorial serb mbi Kosovën. Por janë po ata studentë që defiluan nëpër rrugët e Serbisë me flamurin serb në dorë, duke dashur të dëshmojnë lojalitetin ndaj shtetit serb. Pra çështja nuk është vetëm nënshkrimi i tij. Çështja është repertori që ai sjell, dhe ai repertor i përket një lëvizjeje, jo një njeriu. Lëvizja ka folur qartë, dhe ka folur në maj.

Tani le ta kthejmë pyetjen aty ku duhet të qëndrojë. A ka nevojë vërtet studenti shqiptar të mësojë nga rruga serbe se si protestohet? Pluralizmi shqiptar lindi nga një protestë studentore. Dhjetori i vitit 1990, studentët e Tiranës; 8 Dhjetori mbahet ende si Dita e Rinisë pikërisht sepse ato ditë rrëzuan një regjim dhe hapën pluralizmin. As nuk është histori e largët. Në dhjetor 2018, pa lider, pa parti, pa grup organizues, studentët shqiptarë e detyruan pikërisht këtë qeveri Rama të tërhiqej për tarifat. Dhe Kosova, që sot dikush në Kragujevac e quan të vetën, mban traditën më të dendur të mosbindjes civile në rajon: viti 1981, greva e minatorëve të Trepçës më 1989, protestat studentore të vitit 1997, e gjithë shkolla e Vetëvendosjes. Ky është një popull që nuk ka çfarë mëson nga askush për të dalë në shesh. Ai e ka shpikur sheshin si akt themelues të lirisë së vet.

 

A kanë nevojë studentët shqiptarë për leksione nga

Mbetet pyetja praktike, dhe këtu qëndron rreziku i vërtetë. Taktika e bllokimit të autostradave nuk lindi në Shqipëri dhe nuk i përshtatet asaj. Ajo doli nga një kontekst tjetër, nga një tragjedi e caktuar, brenda një lëvizjeje që zgjati një vit. E transplantuar në një protestë qytetare për Zvërnecin, ajo nuk forcon asgjë; përkundrazi, ia dhuron qeverisë falas naracionin që kërkon, atë të dorës së huaj. Dhe pas 17 majit, ajo dorë nuk është më abstraksion që hidhet poshtë me lehtësi. Është një lëvizje me dokument në tryezë që mohon shtetësinë e Kosovës. Kush e fut atë repertor në një kanal organizimi shqiptar, e lidh një ankesë krejt legjitime, mbrojtjen e një bregdeti, me një rrjet që fshin gjysmën tjetër të kombit. Çmimi nuk është thjesht taktik. Është simbolik, dhe simbolika në politikë peshon.

Nuk do të pohoj atë që nuk e provoj dot. Nuk kam dëshmi për një qendër komandimi, për një plan të vetëm të hartuar diku për të destabilizuar Tiranën nëpërmjet studentëve të saj. Por nuk më duhet ajo dëshmi për të parë kontradiktën, dhe kontradikta mjafton. Një mesazh që mëson radikalizimin, dhe një memorandum që mohon Kosovën, brenda së njëjtës lëvizje, brenda të njëjtit muaj. Përfundimin që i takon, lexuesi e nxjerr vetë.

Studenti shqiptar nuk ka nevojë për mësues të rrugës. Rrugën e vet e njeh më mirë se kushdo; e ka shkelur kur drita e lirisë sapo kishte nisur të zbardhte. I duhet vetëm një gjë: të shohë se kush po ia zgjat dorën, dhe çfarë shkroi ajo dorë, tri javë më parë, në Kragujevac./www.politikashqiptare.com/

11 Komente

  1. s
    skllever, bij skllevrish...

    Ju jane thartuar trute me propaganden e enver hoxhes,qe eshte e njejte me ate te nipit te spiro kolekes, te armikut te jashtem, kur armiku i brendshem qe e kemi ne krye te vendit, rami-sali,ben dhe punen e armikut te jashtem por dhe te brendshem. Kurse studente ne kuptimin e vertete te kesaj fjale, figurojne te vdekur ne kete vend dhe kane lene ramiun dhe saliun, te vazhdojne ta shkaterrojne nga themelt kete vend.

    Përgjigjjuni
    1. P
      PALACO

      mero fute dhe simbolin e palacos ketu tek komentet se ai te pershtatet dhe do perdoret me shume.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vlora

        Bashkepunimet e Palloshit me Vuqiqin, nuk quhen. Mesazhe te sajuara nga propoganda e palloshit duhet te merren si te mireqena. Epo cna ka gjet me keta moterqira koministe

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kastriot

        Ka qender,dhe pse nuk ke prova.Por nje analist i mire apo politikan duhet te perdore dhe menyren induktve dhe ate deduktve te mendimit.Nuk ka si shpjegohet qe ata qe nuk duan patronazhistet(vetem te nje lloji) jane katerciperisht dhe vete patronazhiste kur shkojne neper kafene dhe duan ti detyrojne njerzit te dalin ne proteste.Per me keq nuk dine se per ke e bejne kete pune.Dhe kjo con ne anarki,se kur te dale ai qe leviz fijet nga mbrapa atehere do thone se nuk e dinim:E provuam ne 1990 dhe nga nje levizje e paster rinore na dolen mostrat qe i dime.SE ku jane studentet e pare ai qe i njeh tua tregoje ketyre te rinjve sot.Ne se nuk di se cili eshte perfituesi perfundimtar atehere mos u bashko.Rruga per ne ferr eshte e mbushur me qellime te mira te hedhura si mbeturinaNuk eshte vetem te prishesh,por cfar do ndertosh.dhe kjo eshte me e veshtira.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vjosa

          Rroftë Arlind Qori dhe Hori!

          Përgjigjjuni
          1. .
            ....

            kur vjen puna tek protestat kemi cfare mesojme nga serbet ,per shume gjera s'biem dakord me ta patjeter, per arsye historiko - politike. Pooor kultura e protestes atje eshte me rrenje me te thella sesa e jona ky eshte fakt ...

            Përgjigjjuni
            1. p
              poshte injorantet

              kokerr injoranti qe nuk njeh as serbet dhe as ate qe te ka bere

              Përgjigjjuni
            2. B
              Be- x

              Greket dhe serbet na duan te miren prandaj t‘i lejojme edhe ne te ardhmen te na bejne pershesh ne shtepine tone. Rrofte grekqia dhe serbqija!

              Përgjigjjuni
              1. k
                kris

                Kryeministri meson dhe bashkepunon me Vucic qe eshte kunder kosoves e preshev Bujanovskin dhe ne e quajme normale. Studentet serbe jane me te rrezikshem se Vucua?

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Napoleon

                  NDOSHTA ( SIPAS TEJE) NUK KANE NEVOJE TE TJERET ,POR KANE NEVOJE CUNAT E ALBINDENOVICIT NGA MITROVICA ,JO VETEM TE ETNITETIT SERB POR EDHE SHQIPETARE TE VETFUNDOSJES,QE KANE PJESEN ME TE MADHE NE PROTESTEN QE SYNON, JO TE RREZOJE THJESHT QEVERINE ,POR TA ULE NE GJUNJE SHQIPERINE PER TI HAPUR RRUGEN PUSHTIMIT SERB TE KOSOVES POR DHE SHQIPERISE

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    albatros

                    Këta populistët që mblidhen buzmbrëmjeve, janë të mendimit që “ jemi mire kur jemi keq”. Kudo që të ngrihen resorte ky muhabet do jetë. Do i gjejne një vegjë. Nuk e kanë idenë e ekonomisë apo te tregut. Kanë në mendje (dhe ne mendere) barazitizmin e sëmurë sipas parimit kur nuk kam unë askush të mos ketë, as vëllai im”

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje