Tablloja monumentale "Në Shtabin e Përgjithshëm 'Odriçan'" (e njohur edhe si Shtabi në Hekal), një nga veprat më të njohura të piktorit të njohur shqiptar Fatmir Haxhiu
Tablloja u vlerësua me Çmimin e Parë Kombëtar në 30-vjetorin e Ushtrisë Popullore dhe shquhet për vlerat e aaj historike dhe kompozimin.
Piiktori Fatmir Haxhiu, i njohur për pasqyrimin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇ) në artin pamor, pasqyron vitin 1944, kur ushtria partizane u rrit në përmasa duke kaluar në njësi të mëdha si brigada dhe divizione.
Puna kërkonte drejtim strategjik nëpërmjet hartave dhe dokumenteve, të cilat piktori i ka marrë nga dokumentacioni i luftës.
Përveç figurës qendrore të Komandantit të Përgjithshëm (Enver Hoxha), personazhet e tjera janë tipizime. Autori ka përgjithësuar figurat e komandantëve dhe anëtarëve të Shtabit që drejtuan njësitë partizane, duke sjellë natyrshmëri në komunikimin e tyre gjatë betejave. /MAPO.al/
Lini një Përgjigje