Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Vendosja e të pandehurve në kafaz xhami bie ndesh me standardet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut

4 Qershor 2026, 16:00Politika TEMA

Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Vendosja e  të pandehurve në kafaz

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka kundërshtuar vendosjen automatike të të pandehurve në kafaz xhami gjatë gjyqit, duke iu referuar rasteve të Ilir Metës dhe Ilir Beqajt.


Sipas KShH, kjo praktikë bie ndesh me standardet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) nëse nuk ka arsye konkrete sigurie. Vëzhguesit e KShH-së kanë konstatuar se Ilir Beqaj dhe Ilir Meta janë mbajtur në ambiente të ndara me xham gjatë seancave, duke kufizuar komunikimin me avokatët.


Për Erion Veliajn, KShH vëren se ai ka qëndruar pranë avokatëve në disa procese të tjera, ndërsa në GJKKO është vendosur në kafaz xhami.


Komiteti Shqiptar i Helsinkit argumenton se masa të tilla duhet të bazohen në rrezik konkret arratisjeje, rrezik dhune ose rrezik real për rendin në sallën e gjyqit dhe jo vetëm në faktin që personi ndodhet në “arrest në burg”.

4 Komente

  1. M
    Money for_??_Nothing !!!!

    ...po ku ka gje qe s'behet ore......le te dalin qelbesirat e politikes jashte kafazit.....vetem se... ore ky komiteti i Helsinkit , pse nuk reagoi me pare , per te burgosur te tjere normale.....por sa hyri Lali brenda , u be shume i ndjeshem ndaj kafazit ???!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Prindi.

      Klasifikoni të dënuarit.Nuk që dron derri dhe dosa bashk themi ne.Një pyetie po ai që vrau punonjësin e shtetit dhe plagosi tjetrin ku duhet të qëndrojë vallë????Mos e dhëntë zoti dhe keni të njëjfin mendim,dhe për më tepër i shtoni dhe ndonjë mender mbajtëse të butë ?

      Përgjigjjuni
      1. T
        Teodor

        O komiteti...ju ngeli ora ke Veliaj e Beqa....keni ndonje fjale per ate qe u rrah ne sy te kamerave?

        Përgjigjjuni
        1. lexues

          Ju dërgoj fjalë lali nga qelia se e harruat fare

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje