“Ti je gjobaxhi”/ Balla, i ashpër me deputetin Shehaj: Me çfarë mandati i përfaqëson protestuesit? Je hajdut i të dhënave personale

4 Qershor 2026, 13:38Politika TEMA
“Ti je gjobaxhi”/ Balla, i ashpër me deputetin Shehaj: Me

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla iu drejtua protestuesve nga foltorja e Kuvendit duke pyetur nëse i kishin dhënë kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj ndonjë mandat përfaqësimi.

“Kam një pyetje shumë të drejtpërdrejtë për protestuesit. Djem dhe vajza, protestues, Agron Shehaj me çfarë mandati vjen në Kuvendin e Shqipërisë t’ju përfaqësojë ju? Keni firmosur ju një mandat përfaqësimi që ky të vijë t’ju përfaqësojë ju?”, tha Balla.

Ai akuzoi Shehajn për përdorim të paligjshëm të të dhënave personale të qytetarëve, duke iu referuar nismës së mbledhjes së firmave për reformën në drejtësi.

“Ky ju ka vjedhur firmat, ju ka vjedhur numrat e telefonit. Këto të dhëna personale i përdor për qëllime partie”, deklaroi Balla.

Më tej, deputeti socialist tha se protesta nuk ka pronarë politikë dhe se askush nuk mund të flasë në emër të saj.

“Protesta është e njerëzve. Aty ka djem dhe vajza që protestojnë për arsye të ndryshme. Disa protestojnë për pelikanët, disa për çështje të tjera. Askush nuk mund të dalë dhe të thotë ‘unë jam pronari i protestës’”, u shpreh ai.

Në fund të replikës, Balla lëshoi akuza të forta ndaj Shehajt, duke e cilësuar atë “hajdut” dhe “gjobaxhi”.

“Ti je një hajdut. Ti je një gjobaxhi që u vihesh bizneseve nga mbrapa. U thua televizioneve pse nuk më nxirrni në televizor. Ti je gjobaxhi”, deklaroi Balla nga foltorja e Kuvendit.

Replika e plotë:

E kam me ata studentët atje, të drejtësisë.
E kam dhe me protestuesit.
Kam një pyetje shumë të drejtpërdrejtë.
Unë kam protestuar shpesh herë, madje shokë, kolegë protestues më janë vrarë në krah.

Po pyetjen që e kam për protestuesit është: djem dhe vajza, protestues, Agron Shehaj me çfarë mandati vjen në Kuvendin e Shqipërisë t'ju përfaqësojë ju?

Keni firmosur ju, protestues, një mandat përfaqësimi që ky hajdut të dhënash personale të vijë t'ju përfaqësojë ju?

Ky që ju ka vjedhur firmat, ju ka vjedhur numrin e telefonit, se gjoja ky do të vinte dhe do të fliste, do të mblidhte 100 mijë firma për të mbrojtur reformën në drejtësi. Ky hajduti, këto të dhënat tuaja, numrat e telefonit, të dhënat tuaja personale, i përdor për qëllime partie.

Tani prapë, motra dhe vëllezër protestues, i keni dhënë ju një mandat përfaqësimi këtij hajduti të dhënash personale që të vijë në Parlamentin e Shqipërisë, të flasë në emrin tuaj?

Dua një përgjigje: kush e përfaqëson?

Po jam shumë i sigurt se ti, kur e ke provuar, ti nuk ke mbetur 30 veta.

Thirre ti një protestë dhe po i mblodhe ti vetë 30 veta! Vjen këtu ti na flet në emër të protestuesve. Tani, se ta marrim vesh kush është pronari i protestës, del ti të thuash: "Unë jam pronari i protestës". Del Tik Llapa, thotë: "Jam unë pronari i protestës". Del Arlind SyMadhi, thotë: "Jam unë pronari i protestës". Tani ta marrim vesh kush është?

Protesta është e njerëzve. Aty ka plot djem e vajza të cilët disa protestojnë për pelikanët, shumë e drejtë. Disa protestojnë për çështje tjetër, shumë e drejtë. Ti çfarë dreqin ke? Ti je një hajdut. Ti je një hajdut. Ti je një gjobaxhi që i vihesh bizneseve nga mbrapa dhe i thua bizneseve: "Nuk ta përmend emrin, po më bjer kaq lekë". I thua televizioneve, i thua ti, ti, ti gjobaxhi, gjobaxhi. I thua televizioneve: "Pse nuk më nxirrni mua në televizor?". Ti je gjobaxhi. Kaq kam me ty unë.

12 Komente

  1. I
    Interese publik

    Goni Sh. duket tip skuthi! Ne Vlore ja dhjeson skuthllekun! Dhe ... sigurishte edhe call centrat e tij we e kane bere me t50 milion Euro, duhen hetuar! Nga SPAK. Jo hetim te pjesshem te call centrave. Nuk rri pula pa hengur m..

    Përgjigjjuni
    1. S
      Spaku duhet te marre nen hetim Gone Shehajn

      Dergoje akuzen ne Spak o Taulant!

      Përgjigjjuni
      1. D
        DR

        Juve jeni mjeshtra per të gjetur nje gjilpërë në kashte per këdo që ju nxjerr të palarat tuaja o Taulant…!

        Përgjigjjuni
        1. O
          Oficeri dulles

          Goni me duket sii mi arash. Nuk I ka lezet asnje fjala

          Përgjigjjuni
          1. O
            O

            Mutrit e partive te Qorreve,Sheheve,Llapaqenve etj duan pushtet edhe kunder interesave te Shqiperise,parrullat e tyre si Ivanka Trump go home dhe kunder Israelit e tregojn kete.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Leti

              Mos e nxirrni me kete ballen se ky te provokon te shash nga rrobt. Eshte rq komplet

              Përgjigjjuni
              1. T
                Taulant

                Plehra ju jeni gjobvenesit me te medhenj ndaj popullit Shqiptar. Do perfundoni ne giotin.

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  Z

                  Pushoni dhe mbani vesh, po llap Tao Tao i Toyota Yaris i mnushurme euro, peshqesh i bere nga grupet kriminale dhe te dros te Elbasaniit.

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    a.a

                    po Shehaj e ka te shkruar ne balle qe eshte tip i pabesueshem.....

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje