Kuvendi i Shqipërisë nderoi me një minutë heshtje efektivin e Policisë së Shtetit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë një operacioni për kapjen e një personi shumë të kërkuar në Maliq, të kërkuar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Në fjalën e tij, Balla tha se operacioni ishte i vështirë dhe i rrezikshëm, ndërsa autori, i cili prej vitesh i fshihej policisë dhe kishte mundur t’u shpëtonte disa rrethimeve, hapi zjarr ndaj forcave të rendit. Si pasojë, Enea Mekolli humbi jetën, ndërsa një tjetër efektiv mbeti i plagosur. Autori u plagos dhe u vu në pranga nga Policia e Shtetit.
Balla theksoi se sakrifica e efektivit duhet të shërbejë si moment reflektimi për respektin që shoqëria duhet të tregojë ndaj uniformës së Policisë së Shtetit.
“Gjaku i Policisë së Shtetit është gjaku i vetë shtetit. Kush ngre dorë kundër punonjësve të policisë ka ngritur dorë kundër shtetit”, deklaroi ai.
Kreu i grupit parlamentar socialist shprehu ngushëllimet për familjen e Enea Mekollit, uroi shërim të shpejtë për efektivin e plagosur dhe kërkoi dënimin maksimal për autorin e ngjarjes.
Në përfundim, Balla kërkoi mbajtjen e një minute heshtje në Kuvend në nderim të Enea Mekollit, i cili është shpallur Dëshmor i Atdheut. Kërkesa u pranua dhe seanca plenare nisi me homazhe për efektivin e rënë në krye të detyrës
Fjala e plotë
Gjatë një operacioni të vështirë dhe plot guxim për kapjen e një personi shumë të kërkuar, i cili prej vitesh i fshihej forcave të policisë së shtetit në malet e Korçës, dhe në mënyrë të përsëritur kishte mundur t'u shpëtonte rrethimeve të forcave të rendit, ka rënë në krye të detyrës efektivi i policisë së shtetit Enea Mekolli. Ndërsa një tjetër koleg i tij është plagosur. Autori, pasi ka hapur zjarr ndaj forcave të policisë së shtetit, ka mbetur i plagosur dhe është vënë në pranga nga policia e shtetit. Zonja dhe zotërinj deputetë, qytetarë të dashur qytetarë shqiptarë, rëndësia e detyrës që mbart uniforma e policisë së shtetit duhet ta bëjë shoqërinë të reflektojë në marrëdhënien sjelljen dhe respektin ndaj punonjësve të policisë. Policia i ka shërbyer dhe i shërben vetëm me devotshmëri, ADEOT e qytetarëve. Përplaset çdo ditë me kriminelë e keqbërës, policia e shtetit ka derdhur gjak në emër të misionit dhe të betimit të saj. Gjaku i policisë së shtetit është gjaku i vetë shtetit. Kush ngre dorë kundër punonjësve të policisë ka ngritur dorë kundër shtetit. Përulemi sot me respekt dhe mirënjohje para sakrificës së Dëshmorit të Atdheut Enea Mekolli. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij dhe po ashtu urojmë për shërim sa më të shpejtë për efektivin e plagosur. Drejtësia duhet të veprojë me forcën e vet maksimale dhe dënimin maksimal. Ndaj autorit. Ndërsa mirënjohja dhe respekti ynë shkon për policinë e shtetit e cila çdo ditë, sikurse dhe gjatë natës së mbrëmshme, përballet me rrezikun në shërbim të qytetarëve dhe të ligjit. Në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, besoj se edhe me mbështetjen e të gjitha grupeve parlamentare, ne kërkojmë mbajtjen e një minute heshtje në nderim të kujtimit të efektivit të policisë së shtetit Enea Mekolli, i rënë në krye të detyrës dhe i saposhpallur Dëshmor i Atdheut. Faleminderit.
Parlamenti shqetsohet pēr njē qen qē ndjek pēr 3 gr kanabis dhe s'do t'ja dij pēr ata qē po vdesin urie.
Cfaqje palacosh injorantesh dhe kriminelash: Rutina e ftohte vazhdon Kryeministri dekoraten, dhe dylberi i tij minuten e heshtjes,. Dhe kaq.Kurse familja shqiptare, do te vuaje gjate gjithe jetes humbjen e pazevendesueshme te pjestarit te saj, qe iku ne lulen e rinise, nga paaftesia e kumandareve te policise se bojaxhiut dhe katundarit te librazhdit.
Leri more keto lot krokodili. Dje isha ne nje proces gjyqesor civil dhe gjykatesja i dha te drejte kompanise shitese dhe jo klientit i cili me fatura ne dore ktheu mallin per difekt brenda 15 diteve por nuk i dhane parate. Pas tete vjet sorollatjesh nje gjyqtare buzesilikon dhe thonj me ngjyra i dha te drejte kompanise, jo klientit. Ne proces gjyqesor nuk diskutohej as per ligjin as per te drejten por per letren qe kishte leshuar kompania e cila nuk ishte 'konform ligjit'. Faji (hapu dhé) ishte i klientit sepse e kishte pranuar. Çfare absurditeti!? Me firme, me vule, me cilesim te mallit dhe sasine, gjyqtarja kete dokument nuk e njohu. Ky eshte nje turp, ku ne mes te dites, ne mes te Tiranes dhe gjyqit te Apelit merret vendim ne kundershtim me ligjin. Drejtesia akoma shitet. Per ndergjegje as qe behet fjale. Mu kujtua ajo gjyqtarja e pushuar nga puna qe kendonte para pasqyres kenget 'hit' te Mafias. Me keto eshte mbushur akoma sistemi i drejtesise ku vjedhjes i eshte shtuar imoraliteti. Perpara nje gjyqtare qe shtremberon drejtesine u ndjeva i pafuqishem sepse nuk ke ku ankohesh. Sa shume llum paska patur !!!
Gjaku i policit eshte gjaku i shtetit mafioz i lidhur me oligarket, bandat dhe kartelet e droges te mirepritura ne zyren e kryeministrit Ramut.