Zvërneci, Zogaj: SPAK të tregojë si është e vërteta e pronës

3 Qershor 2026, 22:20Politika TEMA
Zvërneci, Zogaj: SPAK të tregojë si është e

Në emisionin “Trialog”, analisti Preç Zogaj ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me investimet në Zvërnec.

Sipas tij, çështja kryesore qëndron te sqarimi i së vërtetës mbi statusin e pronës, pasi sikurse ai thotë, “konflikti lidhet drejtpërdrejt me këtë çështje”.

“Themelore për mua dhe për publikun është sqarimi i së vërtetës për statusin e pronës. Konflikti lidhet me këtë. Gjithçka që po ndodh tani, me protesta dhe tensione, lidhet me ngjarjen fillestare, ku disa persona pretendojnë se prona është zaptuar. Sqarimi nga SPAK i jep fund çdo pikëpyetjeje dhe kjo është thelbësore. Kjo është një punë e madhe”, tha Zogaj.