Sheshi i një opozite të re, si "Gracka e Tuqiditit"?!

3 Qershor 2026, 20:13Politika TEMA

Sheshi i një opozite të re, si "Gracka e Tuqiditit"?!

Nga Ylli Pata

Ka mjaft entuziazëm në ajër për protestat që shpërthyen me shkas Zvërnecin. Entuziazëm që shprehet sidomos në terma të tipit „qytetare”,  „ka rini”, e mbi të gjitha „një frymë ndryshe”, një frymë që vjen si furi e një lumi të mbarsur që sot po derdhet, apo metafora të ngjashme, që natyrisht do të sjellin stilizime të tjera, me më shumë apo më pak ngjyra.

Ka arsye për të pritur një lëvizje të re në një vend ku klasa politike nuk ka pësuar evolucionin dialektik natyror të stafetës së brezave. Stanjacioni moçalor i kësaj klase politike ka „rastisur” të ketë katalizator një lagunë kënetore, e cila është marrë për tu kthyer në një kompleks gjigand turistik nga një komglomerat shumëkombësh financiar dhe ekonomik.

Lëvizja e re anti-Rama ka dalë në sheshe prej fundit të javës së shkuar, si një valë e qartë kontestuese, opozitare, madje edhe me tone më shumë se të forta.

Në përkrahje të kësaj lëvizjeje kanë dalë thuajse të gjithë aktorët e rreshtuar kundër Sali Berishës. Kush më shumë e kush më pak, e shikon këtë shkëndijë, si një xixëllonjë politike e një stine të re politike në vend. Si një mundësi për vendin që të hapë më në fund një rrugë politike drejt rrotacionit, evolucionit me një fjalë ndryshimit politik.

Duket sikur jemi në një fazë që tashmë, në fakt prej vitesh na ka mbirë në bark prej citimit thuajse permanent, nga panelet tona të darkës dhe deri të shoku Xi Jinping, përkatësisht një nga dy njerëzit më të rëndësishëm të botës, gjatë takimit me Donald Trump, në Pekin.

Bëhet fjalë për aksiomën e stërpërdorur e madje keqpërdorur: „Grackën e Tuqiditit”. Që do të thotë se kur një fuqi e re po del në skenë për të zëvendësuar fuqinë ekzistuese, konflikti është i paevitueshëm.

Për të shmangur që ky konflikt të sjellë hatara e belara të mëdhenj, protokolli i vjetër ofronte një „negociatë” ku Balozi dhe Gjergj Elez Alia, apo Akili me Hektorin të bënin duel të parët, e më pas ushtritë të vriten e të priten siç e do zakoni.

Por tek ne, Tuqiditi apo risjellësi i tij në ditët modern, profesori i Harvardit Graham Allison na merr të keqen. Pasi këtu mbizotëron aksioma tjetër: “kur zihen dy vetë, gjithmonë fiton një i tretë”.

Vala e sotme protestuese, e cila me arsye shikohet nga shumë si një klorofil politik pranveror, nuk është as një lëvizje spontane, e as një fenomen alien në skënën politike shqiptare.

Kush ka një kujtesë e ka të regjistruar ngjarje të ngjashme, vjen natyrshëm vala e vitit 2002 me slloganin bombastic “Shqiptar, mos rri po duku” dhe me një dorë që mbushi papritur të gjithë Tiranën qoshe më qoshe, së bashku me siglën Mjaft që u kthye në një brand nacional sa kaloi edhe produktet super të marketuara muultimilionëshe.

Por Mjaft nuk ishte aktori i vetëm në lojë, por një pjesë e shumë të tjerëve që hynë në një treg i diversifikuar idesh, por mbi të gjitha aktorësh politik që nuk vinin nga marsi, por nga dy krahët e politikës. Ku si brenda mazhorancës së asaj kohe, të drejtuar nga Fatos Nano apo edhe opozitës së asaj kohe të drejtuar nga Sali Berisha, kishte dërgata, folës, personazha, e mbi të gjitha protestues, e propagandues.

Siç edhe sot, edhe pse PD ka shpallur qartësisht e politikisht distancimin nga protesta, njerëz të saj shikohen vazhdimisht në skalione të ndryshme, apo edhe me anë të postimeve në rrjetet sociale me video, foto e tekst. Ndaj dhe siç duket Flamur Noka ka publikuar një status ku akuzuon protestuesit se janë njerëz të Soros. Siç ka pasur zëra që edhe qarqe brenda mazhorancës kanë pasur pjesën e tyre në kosmosin jo shumë homogjen të protestave të Zvërnecit. Ku siç është parë, përveç një lloj gare protagonizmi, janë vënë re edhe të ardhur nga Kosova e Greqia. Çka janë tregues së një ndikimi politik e diplomatik të rëndësishëm, që si gjithmonë ka peshën e ndikimin e vet.

Ndikim që peshën e ka këtë herë mjaft të rëndësishme, po kjo peshë a po orienton edhe fytyrën e opozitës së ardhshme. Pikërisht kjo është enigma e kësaj here, ngaqë ndryshe në me vitin 2002, protagonist i përhershëm ka shpallur anulim loje.

Sipas të gjitha gjasave, fytyra e vërtetë e kësaj opozite po mundohet të jetë misterioze edhe për ca kohë, ndërkohë duket se Edi Rama po tenton ta nxjerrë në skenë sa më shpejt, kurse Berisha të mundohet ta çfaktorizojë.

TemA

25 Komente

  1. D
    Dire Straits !!!!!

    ****RAMA NE BURG_____BERISHA NE BURG*****

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haka Tekizoti

      Të gjithë po ia futni kot. Le të bëhen zgjedhje të reja që sot. Rama fiton të pestin. Megjithatë të gjithë janë të lirë të shohin ëndrra me fitore bajlozësh.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Prote Stuesi

        Lëvizja është në një frymë të re. Aty thirrjet janë Edi Rama të q.fsha robt, Rama në burg, Berisha në burg...... Dhe një gazetar i ofroi Ramës të zgjedhë. O ti q.jnë robt, ose të shkojë në burg.... Keq puna.

        Përgjigjjuni
        1. C
          Ceceni maloqeri,,

          Prote stuesi,,,,ne fund do te qihen robt ty,dhe atyre gjakprishurve te tjere,,,

          Përgjigjjuni
        2. X
          Xha

          Janë kurva greke që dalin në rrugë kundër Shqipërisë.

          Përgjigjjuni
          1. e
            enter””

            Ti je nje funderrine shqiptare qe I rendon tokes

            Përgjigjjuni
          2. F
            Fshatari

            Levizje por BEse e kundra Amerikes. Per Shqiptaret skllever te e huajve, kur ata zihen Shqiptarte theren me njeri tjterin . Dhe ka pastaj forca ( komshinjte) qe i hedhin benzine zjarit se duan qe Shqiptate te therern me njeri tjterin. Meqense na sjell lashtesine. Kur dy princer qe ishin ne aleance ziheshin, ishin fshataret qe ata bashqeversnin kur ishin ne aleance qe mbushnin ushtrite e tyre ne fushe beteje ( shume here komshiu me komshiun, vellaj me vellane ndodheshi ne krahun e kunder te ndjeshjes ne fushe beteje.) Keta jemi ne. Sa keq.

            Përgjigjjuni
            1. Hakiu

              Pozit e opozit POPLLI,sa bukur,tknaqet syri e shpirti.Mos u dorzoni vllezer, shporne kete klik antishqiptare.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Legena

                Ik ore kar o ylli pata. Se kupton qe kupa u derdh dhe nuk ju sheh me njeri dot me sy! Plena

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Martin

                  Sold to the Trump family: one of the last undeveloped islands in the Mediterranean Ivanka Trump and her husband Jared Kushner have spent more than $1bn on an Albanian island that will be a luxury resort – once the unexploded ordnance has been removed

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Anarko-Sindikalisti

                    Ca pyetje per “Opoziten” e re: Do te shfuqizohet Ligji 7501? Do te rishtetezohet shfrytezimi i pasurive natyrore si: Nafta e gazi, kromi, bakri, burimet ujore…etj? Pasi te largojme amerikanet, çifutet e arabet nga Zverneci e Durresi, do largojme dhe italianet nga Gjadri, turqit nga Elbasani, etj? Po pushtuesit shqiptare te bregdetit qe nga Ksamili deri ne Bunë? Po pushtuesit e zaptuesit e qyteteve?

                    Përgjigjjuni
                    1. n
                      nje e vertet e modhe........

                      Greva e muslimon brothers m'Albaniston eshte thjesht nje "Pranvere arabesh"..... gezuar ramazonin!9

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Dea

                        Kujdes greku hedh Gurin dhe fsheh dorën..

                        Përgjigjjuni
                        1. Q
                          Qytetari

                          Halli eshte si e si te mos hyjne ato 4 miliard eurot ne Shqiperi. Sapo te deklarojne investitoret terheqjen, menjehere do shperndahet protesta se ojf qe e ndezen (me benzine greke e cakmak majtist amerikan) ia arriten qellimit. E thyen Ramen per plehrat kimike. Iken 2 miliard ne ate rast. Uroj te mos e thyejne kete radhe! Shumica absolute e shqiptareve do zhvillimin!

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Treni

                            Nuk qenkam vetëm unë që e paskam menduar këtë dmth. Respekte.

                            Përgjigjjuni
                          2. A
                            Anarko-Sindikalisti

                            Ca pyetje per “Opoziten” e re, ne rast se…: Do te shfuqizoje Ligjin 7501? Do te rishtetezoje shfrytezimin e hidrokarbureve (nafte, gaz), burimeve ujore, burimeve minerare (krom, baker etj)? Pasi te kete shporrur amerikanet, çifutet e arabet nga Zverneci e Durresi, do te zboje edhe p.sh. italianet nga Gjadri, turqit nga Elbasani etj.? Do te shporre edhe oligarket shqiptare qe nga Ksamili deri ne Bune? Do te shporre zaptuesit vendas te qyteteve?

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              Niku

                              Unë vajta dhe shtiva fall tek një arixhofkë dhe më tha: dëgjoje me vëmëndje z. Pata në analizat e tij se gjithmonë i bën të sakta!

                              Përgjigjjuni
                              1. d
                                deda

                                unë po sho nga një kënd tjetër që në protestë ka shumicë të rijsh dhe kjo më bën të besoj që shqipërisë nuk i ka ik rinia dhe ato protestues të mos merren me flamingot po të martohen e të bëjnë fëmijë që mos të zhduket rraca shqiptare ps pa të shara

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Pick pocket

                                  Gjithe llumrat e pd e ps ne varr

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Mondi

                                    Mero ne burg, Fevziu ne burg.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. J
                                      Jeta AL

                                      Po te behet mes shqiparesh kjo pune ne rregull jemi por si greket ashtu edhe kosovaret, te dy palet me shumice ne kete proteste, vijne per te pare hesapin e vet, natyrisht ne kurriz tone.

                                      Përgjigjjuni
                                    2. b
                                      bora

                                      slbin kurti nuk shikon te punoj per kosoven po shikon si te fusi hundet ne shqiperi e maqedoni komunisti kok trashe do te behet lideri ishqiptsrve injoranti qe e ka len kosovoen njeqint vejt mbrapa do te behet lideri i shqiptarve ky eshte synimi i tij e si plas per zhvillim u jep kosovarve nga njeqint ero per meshire ,por sdo vazhdoj shum do e pesoj keq deliranti malok

                                      Përgjigjjuni
                                      1. d
                                        deri ne fund

                                        Ate qe kerkon Shqiperia,eshte te qerohet rama dhe saliaj.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Asd

                                          Duam investime, duam investime, por...nuk i duam. Hajde popull jepi, bejeni politiken ne sheshin Skenderbe! Aty votoni dhe vendosni te largoni 'armiqte' nga Shqiperia istikam dhe fanar ndricues ne bote!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            LORA

                                            Nuk eshte opozite e re;eshte ajo qe ka qene,me dekor te ri,po aq gjakprishur dhe dum-babiste. Kurthi eshte vetem dekori i ri.

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje