Zvërneci iku, tani “Rama ik”? Qetësi në fshat. Rrëmuja politike zhvendoset në Tiranë

3 Qershor 2026, 19:28Politika TEMA
Zvërneci iku, tani “Rama ik”? Qetësi në fshat.

Dyert e kantierit në Zvërnec janë të hapura, pa roje, pa kontroll, pa tela me gjemba e mbi të gjitha…pa protestues. Një hapësirë që vetëm pak ditë më parë ishte në qendër të tensioneve e përplasjeve për mbrojtjen e biodiversitetet e natyrës, sot është e zbrazët.

Brenda rrethimit nuk ka mjete pune, as lëvizje dhe as aktivitet, pamje krejtësisht ndryshe nga protesta e përplasja që shoqëroi këtë zonë pak ditë më parë.

Ku ndodhen protestuesit që vetëm pak ditë më parë u shfaqën në këtë zonë duke kundërshtuar projektin? E vetmja lëvizje është ajo e disa vizitorëve të rastësishëm, të huaj, që kalojnë në qetësi në këtë hapësirë.

Çështja e Zvërnecit vijon të mbetet pjesë e debateve politike e mediatike. Projekti sipas shefit të qeverisë shqiptare, është një investim strategjik me kapital të huaj nga Katari, ende në fazë studimi, por me sigurinë e plotë që laguna nuk preket.

Sot, ndërsa kamerat rikthehen në Zvërnec, tabloja është e qetë, por pyetja mbetet e hapur: çfarë ndodhi me protestën dhe pse territori ku u ngritën akuza të forta, tani është bosh? Dhe perse zhurma tani është vetëm në Tiranë?

5 Komente

  1. D
    Dire Straits !!!!

    ****RAMA NE BURG_____BERISHA NE BURG*****

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qamili11

      Ti hash rakun te dyve.

      Përgjigjjuni
    2. N
      Napoleon

      SEPSE ISHTEE SEBEPI ZVERNECI.....ARESYE E VERTETE ESHTE LUFTE FRONTALE E GREKEVE SERBEVE E RUSEVE QE PATJETER KANE NE PARAROJE ALBINDENOVICIN E KOSOVES QE DON TA SHOHE SHQIPERINE NE GJUNJE SEPSE AJO ESHTE PENGESA KRYESORE QE NUK LEJON BASHKIMIN E KOSOVES ME SERBINE

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zani i Malit

        Qënka hapur dera për t'u futur në Bashkimin Europian!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Al Capone

          Pjesa me e madhe e Shoqerise eshte nje Paradoks, vullnetarisht dolen ne protest dhe shume mire bejne qe protestojn. Por keta proestues pse nuk dolen per lumin Vjosa, per ndertimet e gjithe Bregtetit, per papastertin qe lene vete ne gjithe Shqiperine etj etj, kjo eshte nje??? e madhe...

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje