KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

3 Qershor 2026, 17:10Politika TEMA
KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për


Pak ditë pas miratimit të raportit të IBAR për Shqipërinë nga ana e vendeve anëtare të BE-së, qeveria e Brukselit i propozon Këshillit që të nisë punën për mbylljen e kapitujve.

Këshilli i Bashkimit Europian konfirmoi për A2CNN se më 5 qershor do të nisin diskutimet e para për këtë fazë në mbledhjen e COELA-s, për mbylljen e 3 kapitujve.

Këshilli i BE për A2CNN: Këshilli ka marrë propozimin e Komisionit Europian për 3 kapituj: Kapitullin 30 për Marrëdhëniet me Jashtë, Kapitullin 25 për Shkencën dhe Kërkimin, si dhe Kapitullin 26 për Arsimin dhe Kulturën. Diskutimi i parë është planifikuar nga COELA më 5 qershor.

Sipas burimeve, qeveria shqiptare po shpreson që disa kapituj të mbyllen brenda 30 qershorit, kur përfundon presidenca qipriote. Por Këshilli thekson në sqarimin e tij për A2CNN se diskutimet ndërmjet vendeve anëtare deri në vendimin përfundimtar mund të marrin disa muaj.

Këshilli i BE për A2CNN: Miratimi i Dokumenteve të Pozicioneve të Përbashkëta të BE-së nga COREPER pritet të ndodhë në muajt në vijim. Zakonisht, arritja e dakordësisë së shteteve anëtare në COELA kërkon disa raunde diskutimesh. Prandaj, mund të thuhet me siguri se zhvillimet e ardhshme kryesore do të ndodhin gjatë presidencës së ardhshme irlandeze të Këshillit të BE-së.

A2CNN iu drejtua edhe Komisionit Europian me të njëjtat pyetje, por qeveria e Brukselit u tregua më e kursyer në detaje dhe më me shpresë për mbylljen e këtyre kapitujve për vendin tonë.

KE për A2CNN: Shpejtësia e përparimit në negociatat e anëtarësimit varet nga reformat e zbatuara dhe nga përmbushja e kushteve nga secili vend kandidat. Ndonëse nuk mund të spekulojmë mbi numrin e saktë të kapitujve që mund të mbyllen deri në muajin korrik, Komisioni është plotësisht i angazhuar për të mbështetur Shqipërinë që të mbyllë sa më shumë kapituj të jetë e mundur.

Qeveria shqiptare synon që brenda këtij viti të mbyllë 10 kapituj për të arritur objektivin e vitit 2027, të vendosur nga Tirana zyrtare, për të përmbyllur të gjashtë grupet e kapitujve të negociatave të anëtarësimit. 

5 Komente

  1. L
    Luani

    U mbyll dhe ky muhabet, faleminderit ju z Kryeminister, te ishte per ne te tjeret akoma te brekushet e saliut do ishim.., shume faleminderit..!!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Baca

      Luan vellai, eshte e drejta jote te jesh optimist dhe te mendosh pozitivisht, por ne nje klub shtetesh ku eshte Greqia, ne nuk integrohemi kurre. A, nese i japim gjysmen e teritorit e pjesa qe mbetet te ndryshoje emrin, mbase. Partnerja strategjike e KM eshte me antishqiptarja mbi toke, bile disa shkall para serbeve.

      Përgjigjjuni
      1. C
        Ceni

        Ju ka hyrë frika né palc. Greqia një vend që vetëm vjedh fondet. Nuk e pjerdh kush në evropë.

        Përgjigjjuni
    2. P
      Popull

      Mero buk ke cu ndonje dron te protesta???

      Përgjigjjuni
      1. M
        Marta Kosi Shpk

        Edi Edi hiqi brekët... të kam shumë xhan o toç. Puç puç

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje