“Sfida nuk është të derdhet beton mbi kokat e flamingove”/ Rama në CNN: Njerëzit meritojnë ta shijojnë natyrën dhe ta respektojnë atë

3 Qershor 2026, 21:30Politika TEMA
“Sfida nuk është të derdhet beton mbi kokat e

Kryeministri Edi Rama ka folur për CNN lidhur me debatin mbi projektin turistik në Zvërnec, duke theksuar se, sipas tij, ende nuk ekziston një projekt konkret për t’u gjykuar apo anuluar, ndërsa vlerësimi i ndikimit mjedisor është ende në proces.

Rama u ndal te kritikat për rrezikun ndaj zonës së mbrojtur dhe flamingove, duke deklaruar se sfida nuk është ndërtimi në vetvete, por prova nëse zhvillimi ekonomik mund të bashkëjetojë me natyrën dhe madje ta forcojë atë.

“Sepse sfida nuk është të ndërtohet një qytet. Sfida nuk është të derdhet beton mbi kokat e flamingove. Sfida është të provohet se zhvillimi dhe natyra jo vetëm që mund të bashkëjetojnë, por se natyra dhe zhvillimi kanë nevojë për njëra-tjetrën.

Njerëzit meritojnë të jetojnë në një lloj tjetër mjedisi, ku mund ta shijojnë natyrën dhe njëkohësisht t’i tregojnë respekt.

Pra, projekti ende nuk ekziston. Vlerësimi i ndikimit mjedisor është ende duke u kryer. E kuptoni? Dhe më lini të përfundoj”, tha Rama.

 

3 Komente

  1. s
    sapa

    Po o pleher!Shiko Lezhen dhe Shengjinin si i ke bere!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqip

      Cilen natyre te shijojne njerzit e thjeshte, si ajo natyra ne Palas qe nuk guxon as te hedhesh syte se te hysh nuk te le njeri. Vetem oligarket, pushtetaret dhe krimi kane aq leke per ta shijuar. Nje hajdut si rama ose me sakte hajduti me i madh ne vend nuk mund te vazhdoje te manipuoje ne kete menyre

      Përgjigjjuni
      1. a
        aleksander

        te doli boja o qen, durresin ja dhe islamikut albar, shengjinin dhe gjadrin ja dhe italianeve dhe afganeve diuke na sjelle ketu gjith mbeturinat e botes se trete, prape atje ne manze toke e shitur shtet iranian brenda shqiperise, tani do tu japesh perseri bythzinjve arabe zvernecin, sazani ta marre invanka, dhe shqiptaret si zogjte e korbit neper bote, a eshte ne vete ky i çmendur, ky do hequr nje ore e me pare se ketu eshte ne loje vete ekzistenca e shtetit shqiptar.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje