Analisti: Njerëz të ardhur nga Greqia në protestat kundër investimit në Zvërnec

4 Qershor 2026, 08:00Politika TEMA
Analisti: Njerëz të ardhur nga Greqia në protestat kundër

Analisti Arben Meçe tha gjatë fjalës së tij, se në protestat e zhvilluara në Tiranë kundër investimit në Zvërnec, ka pasur shumë njerëz të ardhur me autobusë nga Greqia, por edhe shumë greqisht-folës që janë me pasaporta greke dhe që jetojnë në Shqipëri.

Teksa vlerësoi projektin që pritet të ndërtohet, Meçe tha se para nisjes së valës së këtyre protestave, nuk ka pasur pretendime apo padi gjyqësore për pronën ku do të ndërtohet resorti.

Ai shtoi se një pjesë e konsiderueshme e protestuesve që kundërshtojnë ndërtimin e resortit në Zvërnec, i shërbejnë interesave të caktuara.

“Pyetja që ne kemi bërë gjatë gjithë debatit është ‘çfarë kërkohet në këtë protestë?’. Sepse në këtë protestë unë shoh unë shoh parrulla ‘Trump ka largohu nga Shqipëria’, ‘poshtë islamizmi’, ‘nuk shitet Shqipëria’ dhe ‘Rama në burg, Berisha në burg’. Po t’i mbledhësh të gjitha këto, duke përfshirë edhe atë që unë kam 3 ditë që po vazhdoj ta evidentoj. Unë para 2-3 ditësh kam nxjerrë një foto të hyrjes së autobusëve grekë në Shqipëri. Në Zvërnec, 30 e kusur vite atë pronë me dokumenta e posedon një individ dhe një grup individësh. Dhe gjatë këtyre viteve nuk ka pasur asnjë proces ligjor për pretendime. Por para-pardje, kemi një deklaratë të shtetit grek që ndezi fitilat, deklaratë që fliste për troje greke në Zvërnec, për qytetarë grekë në Zvërnec. Dhe në funksion të saj lëvizje të tëra u bënë, me individë greqisht-folës, që janë edhe në protestën në Tiranë. Jemi edhe me njerëz të sjellë nga Greqia. Në dijeninë time SPAK ka filluar sot çështjen për autobusët e ardhur nga Greqia. Ata kërkojnë t’u hapet rruga për interesat e veta”, tha mes të tjerash Meçe.

9 Komente

  1. A
    A ka drejtesi ky vende

    Si ka mundesi a ka drejtesi ky vende kur ne krye te protestes dikush thote Edi Rama ti do plumbin ballit........dhe drejtesia hesht , ky njeri duhet te denohet kerkone vrasje ne nje kryeministri

    Përgjigjjuni
    1. X
      XXX

      Po ky eshte ndryshimi mes diktarures dhe demokracise. Ne diktature denohesh per idete, ne demokraci per veprat. Po nuk te pelqeu ke Iranin dhe Korene e Veriut si alternative.

      Përgjigjjuni
      1. A
        AI master

        Ky Mece eshte super bq,pleh i vertete

        Përgjigjjuni
      2. T
        Tutu

        Ik ore legen.. te pafytyre .. aty jane ajka e ketij kombi… per greket e me radhe punon ti e me radhe qe nga Edi Rama dhe vazhdim..

        Përgjigjjuni
        1. T
          Toni

          Po nga Greqia por emigrante ...per tokat e tyre erdhen o Mece.....ti more ndonje leje ndertimi kto dite?

          Përgjigjjuni
          1. e
            e-hoxha or tu dhi jeta

            Si e keni harruar, ate armikun e rames dhe saliut,qe ka ardhur nga HENA.

            Përgjigjjuni
            1. A
              ANAList

              Erdhën nga të mbrojnë pronat e tyre. Bravo ju qoftë. Analist RBQ

              Përgjigjjuni
              1. X
                XXX

                Ore po ky qenka legen burre. Doli para ca ditesh dhe bente komente mbi foto te krijuara me IA. Po tani qe e mori vesh qe ishte IA pse ha mut akoma?

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pak nga të gjitha

                  Po kur kenka kështu çfarë e pengon KM të bëjëtransparence e degjesa masive ku të shpaloset projekti fizibiliteti perfituesi fundor gjithashtu të shpjegoi ndryshimin e ligjit mbi zonat e mbrojtura si dhe pse kadastra e Vlorës u transferia në Tiranë kujt ja bleu E kujt ja shiti 100ha sikur janë Vrionët e Vërlacët

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje