Replika të forta janë zhvilluar sot në Kuvend mes deputetit të Vlorës, Pirro Vengu, dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në qendër të debatit ishte çështja e Zvërnecit dhe protestat e ditëve të fundit, por Vengu nuk kurseu ironitë as ndaj deputetit Agron Shehaj dhe zërave të tjerë të opozitës që, sipas tij, po mbajnë qëndrime kontradiktore ndaj investimeve të mëdha në vend.
Gjatë fjalës së tij, Vengu akuzoi kundërshtarët politikë se kanë ndryshuar qëndrim për të ndjekur klimën e krijuar në rrjetet sociale, duke i cilësuar si politikanë “pa bosht”.
“Shoh këtu që ka disa kolegë që kanë zbuluar romantizmin anti-kapitalizëm ditët e fundit sepse konsiderojnë që kjo protestë qenka interesante dhe duan të bëhen pjesë edhe ata. Deri para pak ditësh flisnim për tapete të kuq që duhet t’u shtronim atyre që sillnin 1 miliardë, 2 miliardë apo më shumë në vendin tonë. Është e lehtë në botën e medias sociale të jesh politikan pa bosht”, deklaroi Vengu.
Vengu pati edhe një përplasje të drejtpërdrejtë me Berishën, duke reaguar ndaj komenteve për prejardhjen e tij familjare.
“Jam krenar për prejardhjen time suljote dhe për mamanë time minoritare. Jemi lodhur t’ju dëgjojmë si hije nga e kaluara që nuk largohet nga ky Kuvend”, iu përgjigj Vengu.
Në fund të fjalës së tij, deputeti i Vlorës theksoi se qytetarët e qarkut që përfaqëson nuk kanë nevojë për miratimin e askujt për të vendosur për të ardhmen e tyre.
“Vlonjatët nuk ju kërkojnë leje dhe nuk kanë nevojë të marrin leje nga ju”, përfundoi ai.
Pu pu pu,eshte katandisur PS ta mbroje Denger Vengu.
Kallajxhi është një zanat i bukur por Berisha rjedh nga një familje çobanësh bile çoban me dera Prandaj ngjan me një dër dëri far e keqe
Po c’lidhje ke ti me Vloren o Piruuuuuush?!! Po c’lidhje ke ti me Laberine o qulli i Beles?!!! Pa dil njeher ne list te hapur se e shikon ca mendojne vlonjatet per ty o legenuc.
Ja dhe Luiz Dega karakter i librit dhe filmit "Papillon", ben gojoren e rradhes Palloshit te gjate. Po cfare te duhet ty me Zvernecin o bibilush i (paprer) i Beles. Shko kryej sherbimin ushtarak ne Greqi o Kale Troje, mos harro te marresh dhe Bido Camin (for muscle help) te Mbroje ne gazerme. Behuni nje dyshe e vertet e librit me larte. Vazhdoni te dy gojoren per Palloshin e Gjate se keshtu ju do partia.