“E nisëm me...”, moderatorja sportive befason me komentin pas disfatës së Kombëtares në Tiranë

4 Qershor 2026, 15:42Lifestyle TEMA
“E nisëm me...”, moderatorja sportive befason me komentin pas

Kombëtarja nuk ia doli të marrë rezultat pozitiv kundër Izraelit, miqësore e luajtur mbrëmë në “Air Albania” të Tiranës. Trajneri i ri i Shqipërisë, Rolando Maran debutoi me humbje, ndërsa moderatorja, Hygerta Sako e ka marrë sportivisht.

“E nisëm me bereqet”, shkruan ajo, e cila përkon me reshjet e shiut në këtë stinë. Ndeshja e radhës për Kombëtaren është më datën 6 qershor, sërisht në “Air Albania”, por kësaj radhe kundër Luksemburgut, ora 20:00.

Nëse i referohemi bilancit të Shqipërisë në 5 ndeshjet e fundit, nuk është aspak pozitiv, kemi 4 humbje radhazi dhe vetëm 1 fitore.  

Lini një Përgjigje