Siguroi kushtet për të vrarë Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn - GJKKO shpall fajtor bashkëpunëtorin e Leonard Luzit

4 Qershor 2026, 17:25Kronika TEMA
Siguroi kushtet për të vrarë Inez Hajrullën dhe Ervis

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 11 vite burg Erio Zejno, dënim që zbret në 7 e 4 muaj, për arsye se ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

Zejno u gjet fajtor për “sigurim të kushteve për të kryer vrasje”, “mbajtje pa leje e armëve” në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Sipas Gjykatës, Zejno siguroi kushtet për te vrarë Ines Hajrullën dhe Ervis Matodashaj.

Porositës i atentatit sipas Spak ishte Leonard Luzi, i cili organizoi një grup me qëllim eliminimin e Ines Hajrullës dhe Ervis Matodashaj.

Erio Zejno ka patur rolin e ndihmësit, pasi ai në bashkëpunim me Muharem Koroveshin kanë dërguar armë zjarri te banesa e Amarildo Nikollit ne Vlorë dhe me pas kanë ndihmuar ketë të fundit në terren për të lokalizuar Hajrullën dhe Matodashajn.

1 Komente

  1. .
    .....

    me gjykipm te shkurtuar kriminelit i ulen vitet, ndersa po te kerkoje gjykim brenda dites i falet krimi!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje