Vrasja e efektivit, Ministri i Brendshëm dhe drejtori i Policisë së Shtetit shkojnë në familjen e policit

4 Qershor 2026, 21:15Kronika TEMA
Vrasja e efektivit, Ministri i Brendshëm dhe drejtori i Policisë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, kanë shkuar për ngushëllim te familja e efektivit Enea Mekolli, i cili u vra sot me armë zjarri në zonën malore të Lozhanit në Maliq nga Violand Braçellari.

Gjashtë efektivë të Shqiponjave u nisën me një furgon për të arrestuar të shumëkërkuar Violand Braçellari, por ky i fundit hapi zjarr duke lënë të vdekur me një plumb në kohë efektivin Enea Mekolli dhe duke plagosur kolegun e tij, Edison Adri, me dy plumba në kokë e qafë.

Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i ndjeri të mos varroset në varrezat e dëshmorëve, siç e parashikon statusi për dëshmorët e atdheut por në fshatin e tij.
Kërkesa e familjes vjen për shkak se kanë patur dhe një djalë tjetër që ka qenë efektiv dhe që ka humbur jetën si pasojë e një sëmundjeje. Familja ka kërkuar që të dy djemtë të prehen pranë njeri-tjetrit.

Varrimi i Enea Mekollit do të bëhet në orën 14 të ditës së premte, ndërsa homazhet do të mbahen në orën 12 në Pogradec.

Lini një Përgjigje