Protesta, Zekthi: 'Zvërneci' është shumë pak për të shpjeguar këtë protestë

4 Qershor 2026, 22:25Politika TEMA
Protesta, Zekthi: 'Zvërneci' është shumë pak

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, analisti Fitim Zekthi u shpreh se kjo protestë nuk lidhet me çështjen e Zvërnecit, por sipas tij është një reagim ndaj gjendjes së vendit.

Analisti Zekthi theksoi gjithashtu se kjo është një nga protestat më të mëdha që janë organizuar në vendin tonë, qofshin ato politike apo qytetare për çështje të ndryshme.

Sakaq, ai tha se njerëzit reagojnë kështu kur preken në dinjitetin e tyre, kur ndjehen të poshtëruar, kur ndjehen të anashkaluar dhe kur ndjehen të përzënë.

 “Në gjykimin tim, kjo është protesta e parë që bëhet në Shqipëri mbas ndoshta 30 vitesh ku njerëzit janë në shesh në mënyrë komplet personale, pa ndonjë shtysë politike të madhe, edhe janë për qëllime politike për të rrëzuar qeverinë, përtej kërkesave të tjera të vogla.

Domethënë, shoh protestën e parë të madhe në Shqipëri gati në 30 vite. Mund të ketë pasur protesta të mëdha kur mblidhen partitë, mund të ketë pasur protesta të mëdha për një çështje konkrete, siç ishte çështja e armëve kimike apo çështja e studentëve. Për një protestë të madhe kundër qeverisë, për qeverisjen, për gjendjen e vendit, nuk ka ndodhur në Shqipëri ndoshta ka 30 vite, tash ndoshta që nga vitet ’97.

Kështu që, kjo është një gjë e jashtëzakonshme për zhvillimin politik shqiptar. Edhe sikur të mbyllet sot e mos të ketë më asnjë zhvillim nesër, kjo protestë ka bërë një gjë shumë të madhe: ka treguar që njerëzit mund të reagojnë. Njerëzit nuk mund të jenë në gjumë, nuk mund të vihen në gjumë, nuk mund të mpihen, nuk mund të drogohen, pra me drogën e pushtetit, pra me drogën e apatisë. Edhe llogaridhënia nuk është diçka që zhduket edhe nuk kthehet asnjëherë në jetën e njerëzve. Pra, qeveria edhe gjithë klasa politike shqiptare është duke u menduar mirë dhe gjatë me këtë që po shikon. Unë mendoj që politika shqiptare nuk do jetë më nesër si ka qenë dje, edhe më pas do ketë një lloj përgjegjshmërie tjetër, do ketë një lloj reagimi tjetër. Mund të dukem pak më shumë optimist, por e them këtë gjë edhe nga ajo që unë njoh në lidhje me historinë politike të botës edhe me historinë tonë politike.

Nuk është kollaj që në një moment të caktuar, kur të gjithë mendojnë që kemi një autokraci totale ku institucionet janë të uzurpuara, kur shantazhi, mjerimi, varfëria, kontrolli i pushtetit, kontrolli i mediave dhe gjithçka tjetër e kanë pirë shoqërinë, shoqëria çohet dhe reagon. Do të thotë që ka një nerv, vibron diçka, është një lloj ndërgjegje shoqërore. S’ka të bëjë fare me Zvërnecin kjo. Ata që mendojnë që kjo është protestë për Zvërnecin e kanë gabim. Zvërneci është shumë pak për të shpjeguar këtë protestë, është shumë pak për ta shpjeguar këtë që po ndodh.

Kjo është një protestë, është një reagim ndaj gjendjes së vendit. Është një protestë as për varfërinë dhe për mjerimin, as për papunësinë, është protestë shumë më e gjerë se kaq, është për të gjithë gjendjen. E thënë teorikisht, njerëzit reagojnë në këtë mënyrë jo vetëm në Shqipëri, por në vende të tjera të botës, kur preken tek dinjiteti, kur ndjehen të poshtëruar, kur ndjehen të anashkaluar, kur ndjehen të përzënë”, u shpreh ai.

19 Komente

  1. D
    Dire Straits !!!!!!

    Shpjegimi eshte i qarte : ******Rama ne burg.....Berisha ne burg******

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjeka

      E mor Fitim sa driteshkurter e harrove protesten per armet kimike te Sirise

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bum. Bum

        Lexoje prap se aty e përmend.

        Përgjigjjuni
      2. A
        Anton

        Është shumë e vështirë të të dëgjosh dhe të të lexosh ty zekthi pale të të kuptosh. Një gjë më bën përshtypje. Ata analistë që dalin në krah të PD-së, shajnë edhe këtu qeverinë dhe Edi Ramën.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Haka Tekizoti

          U sqarua dhe çfarë proteste është, tani s'ka pse të vazhdojë më tej...

          Përgjigjjuni
          1. b
            bashkimi për drejtësi

            Bota është një treg i madh që lidhet përmes kooperimit d.m.th. bashkëpunim, veprim i përbashkët ose bashkim i përpjekjeve midis individëve, institucioneve ose shteteve për të arritur një qëllim të përbashkët. Prandaj ata që tash kundërshtojnë po kërkojë varfëri dhe izolim dhe kjo është kundër interesave kombëtare dhe shtetërore. Me sa po duke këtë aferë të zymtë “Zvërneci” të protestave e kanë shkaktuar Rusia, Greqia, Serbia dhe aleatet e saj brenda kombit nga sidomos nga radhët e partive të njohur që sa kohë po punojnë kundër interesave kombëatre dhe për intresa të huaja. Hapni sytë shqiptare dhe distancoheni nga armiqtë dhe tradhtaret

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pa tru

              Vazhdo ti me armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm! Duket se sa trupeshk je. Zekthi e thotë qartë: "Kjo është një protestë, është një reagim ndaj gjendjes së vendit. Është një protestë as për varfërinë dhe për mjerimin, as për papunësinë, është protestë shumë më e gjerë se kaq, është për të gjithë gjendjen". Por ty edhe kur ta tregojnë nuk e kupton!

              Përgjigjjuni
            2. o
              opozitari i opozites eshte rrogetari i qeverise

              E paskan zgjuar nga gjumi edhe gagac Zekthin te dale ti beje avokatine pusht-shtetit.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dani USA

                Jo mor i dituri Zekthi,Sa per dieni kete protest nuk e organizon politika,shoqeria civile apo te rinjte,kete proteste e organizon UDB e asfalia greke se u kemi hyre ne pjesen e ftimit dhe e dyta eshte se Shqiperia ka nje shanc me shume per tu forcuar me shume ekonomikisht politikisht ushtarakisht dhe nuk ju korvenon per mire armiqve shekullor Serbis dhe Grekut Ismail Qemali ka thene per sa koh Cameria dhe Kosova te jene jashte kufirit Shqiptar Ne ballkane nuk do te ket paqe.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shpëtoni gjuhën shqipe!

                  Nuk mbeti trutharë e syshtrëmbër pa u bërë anal ist. Shqipëria, toka e gjithëtarëve. Kemi dhe median që bisedat e kafeneve na i publikon si filozofi. Nuk jemi kot fanar ndriçues.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Deda

                    Ke plotsisht të drejtë. Fqinji t'a shtyn gardhin

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mesuesi

                      Fitim , konstatimi yt eshte ekzakte : nervi I zemerimit dhe I revoltes kur shkelet dinjiteti njerezor Tek shqiptaret , vibron , madje forte. Vec , kjo feksie drite , per gardianet e mocalishtes fashisto-berishiste eshte armiken per vdekje ... Respekt per Ty dhe te tjeret si Ty qe mbani ndezur driten e shpreses !

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tir

                        Zekthi, del dhe i jep mend Rames se si duhet te veproj. Perveç se je i paditur je dhe i perdorshem neper banaqe televizive.Kjo qe po ndodh ja ben mu se nga kush eshte e organizuar. Agjenturat e huaja, greke, serbe dhe ruse por edhe ato italiane dhe ndonje vendi "mik" mysliman, jane bere bashke, gjoja kundra projektit te Zvernecit.Po shfrytezojne disa kategori njerezish duke filluar nga disa te rinje axhamij dhe naiv...disa figura intelektuale te shoqeruar me femije dhe keta naive, qe nuk duan Qeverine e Rames per arsye te ndryshme por edhe qytetare te ndryshem.Por me te rrezikshem qe qendrojne mbrapa ketyre jane, antiamerikanet, qe nuk duan Trump-in, disa politikane te partive te ashtuquajtura te reja, qe dhe ne zgjedhjet e vitit te kaluar i kam quajtur agjente te agjentures greke te cilet e vazhduan protesten deri ne dimer dhe duke u katandisur ne fund 3-4 veta, si arixhinje para kryeministrise.Pas disa "gazetareve" te djathte te deklaruar qe ndonjeri ka dale dhe flet per patriotizem, ne ditet e fundit te protestes kane dale ne drite kush eshte ne te vertete. Artikulimi i tyre flet vete, si para nje viti dhe deri sot. Jane dhe ballistat e A.Shehut, pseudo komunistet e A.Qorrit, dhe "grupi i zjarrit i te rinjeve" te PD po formesohet dhe udhehiqet ne prapavije nga F.Noka e Stresi...Por e kane te kote, sepse shteti eshte ne kembe, ka metodat e veta, te qetesise por edhe te ligjit. Me 86 mandate dhe 800 000 mije vota nuk ka termet qe e rrezon Ramen dhe PS, jo me ballistat e A.Shehut por as Berisha me falangat e tij.

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Vdekje armiqve!

                          Uji fle, armiku s"fle!

                          Përgjigjjuni
                        2. P
                          Pak nga të gjitha

                          Analzë e qartë. Nuk zhvillohet shteti me hotele ndryshe greqia do ishte shteti më i pasur në botë jo shteti ku dhe emigrantët ikin me rastin më të parë

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Sass

                            Zverneci duhet te bishatiset nga minjet qe e kane rrethuar nga te gjitha anet, ky projekt e ngrine shqiperine ne nje stad tjeter populli duhet te ngrihet per mbrojtjen e ketij prijekti Trashetaret e antishqipetaret jqne shtuar nga pagesat qe u vine nga athina

                            Përgjigjjuni
                            1. Y
                              Yz

                              Mendja e ketyre cyryke e punon ende sipas ores envero- berishiste ...! Me agjentura te permasa e te tilla sikur ne te jemi qendra e alieneve .. pika cyrykeve !

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Ben

                                Cfaj kemi ne te tjeret qe ti ose je budalla ose ben vete! Paske nevoje per te lexuar pak me shume se nuk i kupton mire gjerat!

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Ben

                                  Cfaj kemi ne te tjeret qe ti ose je budalla ose ben vete! Paske nevoje per te lexuar pak me shume se nuk i kupton mire gjerat!

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje