‘Zvërneci’/ Zv.kryeministrja Koçiu publikon pamje të resorteve në Turqi: Model i pranishëm në gjithë Mesdheun!

4 Qershor 2026, 20:50Politika TEMA
‘Zvërneci’/ Zv.kryeministrja Koçiu publikon pamje

Zëvendës-kryeministrja Albana Koçiu ka sjellë shembuj nga resortet turistike të ndërtuara në Turqi, duke theksuar se investimi në Zvërnec sjell vetëm zhvillimin e vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe pamje nga resortet në Turqi, Koçiu tha se ky model i zhvillimit të turizmit, përmes resorteve luksoze turistike, është i përhapur në të gjithë Mesdheun.

Teksa u kërkoi shqiptarëve që të heqin dorë nga mentaliteti që i sheh investimet e huaja si pushtim, Koçiu tha se disa njerëz brenda dhe jashtë kufijve kërkojnë që turizmi shqiptar të mos zhvillohet.

Shpesh vizitojmë vendet fqinje dhe habitemi me cilësinë e shërbimit, fuqinë e industrisë së turizmit dhe transformimin ekonomik të tyre përmes turizmit. Turqia është njëri prej këtyre shembujve më domethënës. Ky model është sot i pranishëm në çdo vend të Mesdheut: në Mal të Zi, Kroaci apo Greqi, e në çdo vend tjetër që e ka turizmin motorin e zhvillimit ekonomik.

Disa, brenda e jashtë kufijve, kërkojnë që Shqipëria ta braktisë këtë garë pikërisht në momentin kur kemi mundësinë reale të konkurrojmë denjësisht dhe, pse jo, ta fitojmë atë.

Është një paradoks i trishtueshëm që vazhdimisht kërkojmë standarde në turizëm dhe përfitime ekonomike prej tij, por njëkohësisht mbajmë fort një mentalitet që e sheh investimin e huaj si pushtim.

Zhvillimi i qëndrueshëm nuk është një akt abuzimi me territorin, as mungesë standardesh apo shkatërrim i ekosistemit, siç rëndom tentohet të paraqitet në debatin tonë publik, e siç fatkeqësisht ka ndodhur gjatë këtyre viteve të tranzicionit. Përkundrazi, zhvillimi i vërtetë është aftësia për të harmonizuar natyrën me infrastrukturën moderne, për të gjeneruar mirëqenie pa kompromentuar të ardhmen. Është aftësia për të transformuar potencialin e fjetur në motorë të fuqishëm ekonomikë që i shërbejnë çdo shqiptari.

Investimi prej 4 miliardë € në Zvërnec nuk është një projekt i mbyllur apo i izoluar, por një mundësi që do të krijojë vende pune, do të rrisë ekonominë, do të përmirësojë standardet e turizmit dhe do të stimulojë investime të tjera zinxhir në të gjithë vendin. Ky është efekti shumëfishues për të cilin Shqipëria ka nevojë, në mënyrë që të dalë nga cikli i turizmit kaotik, pa strategji dhe pa plan.

Ndaj, kjo nuk është gara e një qeverie, as e një partie apo e një grupi investitorësh. Kjo është gara e Shqipërisë drejt kurorëzimit si kampione e padiskutueshme e turizmit në Mesdhe. Mbi të gjitha, kjo është një garë për të ardhmen e fëmijëve dhe brezave që do të vijnë.

14 Komente

  1. B
    Ben

    Edhe kjo ishte mangut! Ti sjell nje nga Turqia ndersa ne te tjeret sjellim me qindra nga e gjithe bota! Kjo biba kujton se Shqiptaret jane budallenj! O zot!

    Përgjigjjuni
    1. T
      The Bug !!!!

      Ha Ha Ha.....si rasti kur u shemb rruga ne Librazhd , dhe Palloshi nxorri rrugen e fshatit ne Portugali qe edhe ajo ishte shembur.... !!!________

      Përgjigjjuni
      1. P
        Papi

        Rama jo sot me gjithe keta derdimene qe i jane ngjitur pas kepuce po asnjehere nuk i eshte afruar njeri per te qendisur fjale.... Keshtu qe me mire tu mbylli gojen urgjent ketyre edhe te flase vetem vete ...!

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kolegu i SPAK-ut

          Propaganda qeverisë dhe patronazhistët kanë 5 ditë pa gjumë. U jepni 1 ditë pushimi se u bënë kallo vetëm sufllaqe dhe slimsa para tastierës të shkretët

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nastradini

            Ca pune ben kjo ?

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shqiptar

              Shtyp sallam me bythe! Si te gjithe karakurvat e Edi Rames dhe Saliut!

              Përgjigjjuni
              1. P
                Patronazhisteve cekic ballit

                Punen e paraardheses se saj. Mish per top per liderin suprem. Natyrisht edhe kjo do paguhet me se mjaftueshem.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Deep Purple

                  Kjo karja ben parade me lgqt. E KEMI PLOT ME NGJYRA,DMTH TE NGJYROSUR.

                  Përgjigjjuni
                2. L
                  Lymi

                  Ik mi nuse te çeçmja me m’ush uj. K’jo konga “sa e bukur ka dal nusja” gjet rahmet, jo sistemi, jo zhvillimi, jo superturizmi, jo 4 miljona.!! Çar thu mre bejlege??!! Osht qok mer fakire osht qok! Se e boni prej sevdaja se nga sikleti, kët veç Ed garipi e din

                  Përgjigjjuni
                  1. pata qore hapi gojen! as ne banjo nuk shkohet me keta deficent. rroft shqiperia! liri, demokraci!

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Deputete e bija e botës!

                      Ju paska dhonë urdhër palloshi i gjatë me dal me fol të gjithave. Se kur vendos nuk është se i pyt , Jo. Dhe tani me urdhër dalin !

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        aleksander

                        ore keta jane ç'mendur te gjithe jo vetem nje, kjo ishte ajo debilja qe do te kastroje femijet shqiptare, mire pra ky shembulli i saj eshte i mjaftueshem perse ky investim nuk duhet te behet, marrim turqine , sa jane rrogat ne turqi, sa eshte inflacioni , lira turke ka ikur per lesh, turqit po mbushineuropen ç'do dite e me shume. prandaj ik bej shurren moj debile se s'ja hedh dot njeriu ne vitin 2026

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Alfred

                          Moj e pafytyre! Resortet ne Turqi ndertohen ne vende te kategorise 9! Pra, ne vende djerre, ne vende shterpe! Ku nuk mbin bari! Si Las Vegasi ne shkretetiren e Nevades! Jo ne lagune, ku flora dhe fauna eshte me e pasura e mundshme, bimesia harliset, ka pafundesi speciesh te gjalla! Si nuk te vjen turp!!!

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kiu Fiu

                            Nuk i vjen turp dhe as e bënë qefin qeder se nga sufllaqexhije patronazishte “fluturoi” zëvendësministre. Shëmbull emblematik i analistëve, I petaleve, i zegjineve dhe patronazhistëve sufllaqexhi nën urdhërat e marketingut politik të rilindjes. Një kor me maskarenjë dhe injorantë që po ti kërkohet nga strukturat e partisë: Fluturon gomari? Për të shpëtuar bythën dhe rrogën, bërtasin njëzëri: Fluturon!

                            Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje