“Flamingo Revolution”- një axhendë politike anti-Trump?

4 Qershor 2026, 18:30Politika TEMA

“Flamingo Revolution”- një axhendë politike anti-Trump?

Nga Ylli Pata

Nuk ka dyshim që e gjithë kjo lëvizje e nisur tashmë objektivin e parë ka Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë, i cili ka marrë vendimet për të hapur rrugë investimit të Zvërnecit.

Por përtej Edi Ramës, i cili ka marrë në shpatullat e tij mbajtjen e kësaj beteje politike, duke parë axhendën e përhapur të kësaj lëvizjeje, ajo duket një template i njohur color revolution-s, por që objektivin e ka në Uashington.

Përhapja mediatike, përfshirja politike, axhenda e një diskutimi polarizues e kthen çështjen e protestave të Zvërnecit, që si logo kanë zgjedhur Lelekun e tij apo Flamingon ngjyrë ping që po zotëron rrjetin global, qartësisht është një axhendë.

E cila si të gjithë motrat e bijat e saj(edhe ne në Shqipëri kemi pasur një shemër në 2002-2003) ku gëlojnë fondet pa limit të organizatave të shoqërisë civile, do të ketë fazat e saj, përkatësisht betejat e saj.

Siç është shpallur tashmë, axhenda e “Flamingo Revolution” përveç Tiranës, apo qyteteve të tjera të Shqipërisë, do të kenë edhe të tilla të ngjashme sidomos në Gjermani, Greqi, edhe disa qytete të tjera europiane, ç’ka i jep një sens logjikës së një beteje politike të madhe.

E cila ka logjikë përtej Edi Ramës, i cili është në mandatin e katërt të tij, e largimi i tij nuk përbën një emergjencë politike, pasi axhenda e kryeministrit shqiptar nuk i ka rënë ndesh BE-së apo ndonjë kancelarie të rëndësishme për tu bërë shënjestër e pushteteve të forta.

Por duket gjithçka ka ndryshuar nga një vendim i fortë i Edi Ramës, i cili nuk është marrë fët e fët, ngase gjasat janë se është pjekur me disa vite, për një megaprojekt në Gjirin e Vlorës. Ku ka kanë hyrë emra të rëndë të financës dhe ekonomisë botërore dhe pushtetit më të fuqishëm të botës.

Natyrisht ky deal nuk mund të jetë as një mendim i nxituar axhamish apo qëndrimesh emocionale, bëhet fjalë për 4 miliard euro, që përbën çerekun e buxhetit vjetor të shtetit e një incentiv që ka tronditur gjithë konkurrencën në Mesdhe.

Edi Rama, tashmë ka hyrë në betejë, e gjasat janë që e konsideron për jetë a vdekje. Përplasja e mbrëmshme me CNN ishte një ngjarje politike në Amerikë. Tashmë, sipas të gjitha gjasave, kokat e Partisë Demokratike Amerikane që kanë shkuar shumë majtas prej kohësh, e shohin kryeministrin shqiptar, një eksponent të MAGA-s edhe pse dikur e quanit të tyret. E në të vërtetë polemika në CNN u komentua pikërisht kështu.

Sipas të gjitha gjasave, demokratët, do ta përdorin rastin e Zvërnecit si një casus belli për një betejë impeachmenti ndaj Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, nëse demokratët fitojnë zgjedhjet e mesmandatit në nëntor.

E siç ka ndodhur gjithmonë, apo shpesh, aleatët e tyre europian që kapin kosmosin politik nga demokristianët e deri te socialdemokratët janë futur në llogoren e luftës. Siç ndodhi në 2021 në Kosovë me Hashim Thaçin e krerët e tjerë të UÇK-së, të cilët ishin kurban e një lufte më e madhe se ata. Luftë që solli në pushtet Albin Kurtin. i cili, edhe pse me ndrojtje, po bën çmos të tregojë se është në llogoren e Flamingo Revolution-s.

Duket se Zvërneci po bëhet një shesh i betejës antike ndërmjet Çezarit dhe Pompeut, të cilët ishin homologë te betejës së Spartës me Athinën.

Beteja pritet të jetë e ashpër, ndoshta Flamingo Revolution, ja del qoftë edhe me Ramën apo me Trump. Ama Zvërneci, duan apo s’duan ata që janë kundër investimit 4BN, do të mbetet si këngë e një sheshi epic beteje. Si Palasa që ka mbetur si shesh i sherrit antik. Kushedi kush oligark do ta marrë këtë markë pas disa vitesh, e ta këndojë si këngë melankolike me buzuk: lot e qyrre…

TemA

21 Komente

  1. n
    nje e vertet e modhe........

    Exooooooo korraket turkoshqipfoles nga Vorio Ipiro, this is Sparta..... allah uakbar!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Alfred

      Po na tregoni gogolin, mendoni se i kompleksoni shqiptaret me "gogolin" Trump??? Keshtu verprojne mashtruesit! Sa per informacion, sot ne kongresin amerikan u miratua rezolute kunder luftes ne Iran! Po shohim perdite skena ku qytetare te angazhuar protestojne bash ne ambiente ku mbajne ligjerata kreret me te larte te administrates amerikane, shefi Departamentit te Shtetit, shefit te Pentagonit.... etj. Mjaft me brockulla!

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjergji

        Ha mut se të fillonte.

        Përgjigjjuni
      2. P
        Pa brumë dhe llogjikë

        Nuk ke qullosur gjë o Pata. Ke luajtur me epitetet dhe terma si Flamingo Revolution, Cezar, Pompei etj por shkrimi nuk ka brumë dhe llogjikë brenda.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pak nga të gjitha

          Po sa rëndë qenke mor djalë…

          Përgjigjjuni
          1. X
            Xha

            Janë thjeshte nje grusht vemjesh greke. Nuk ka nevojë për shumë mend.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Berati

              Pata nuk do flamingo revolucion. Pata revolucion ka lezet. I mjere.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Maro

                O Pate se gjoja je gazetar....njesoj na tha dhe per Alabarin....si po shkon ajo pune...shikoni You tube cthoshte...sot rrezikon te perfundoje ne nje grope tithes e te lere vendin pa port. Pse se pyesni nje here..... te thote cpo behet...

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Ish votues PS

                  Ky Ylli Pata eshte nje rrot k...

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Resi

                    Lerini keto traplliqe. Aq shume eshte mbushur kupa me vjedhjet, korrupsionin dhe arrogancen e rames me shoke e shoqe sa nje incident mjafton per te bere protesta. Dhe nese ka protesta te verteta keto jane ato, jo ato qe bente rama per pushtet dhe berisha per partine. Ato jane lojra politike.

                    Përgjigjjuni
                    1. Aktivistēt e shoqēris civile ( 5 veta) duhet tē ndiqen penalisht ,siq ndodh me Klevis Balliun nē protesta kombetare tē PD-sē pēr protesta tē paligjshme.

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Veshgusi

                        O pata me kete shkrim ke treguar fytyren tende te vertet si nje bythë leperes i vertet.Kushneri e pohoj me gojen e tijë se Edi Rama kishte hipur ne jatin e tij dhe i kishte falur Sazani dhe Zvenecin me.qenese FBI ka filluar hetimet kundër tij.Linda u pyet 5 ore per aferat e tyre

                        Përgjigjjuni
                        1. l
                          leksi

                          Shtaus i kërkoj Ramiz Aliajt bashkëpunim dhe ky e refuzoi....Shqipëria u zhytur në varfëri fatale.... Në se refuzohet ky investim nga familja Trump në Shqipëri nuk do të shkeli asnjë kompani e huaj dhe do të kemi të njëjtin fat..... Kjo që po ndodh është anti Trump....

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Sajmir Tanguli

                            O njē e vērtet e madhe tē qift gjith Shqipria nonēn , motrēn gruan e çfar tē mban pragu ty. E turkoshakēt tē qifshin jevgjitēt grek pa Bursa vēnd gjarpērish. Jevgjitēt grek i ke par ti sa tē fort jan nē Qipro qē ka Turku 70 vjet qē e ka pushtuar e evgjitēt grek sbējn ciu klysh kurve. RROFT SHQIPRIA MADHĒSHTORE posht qent evgjit grekēt e mbaruar qē jetojn me lėmoshat e Evropēs.

                            Përgjigjjuni
                            1. Q
                              Q

                              Protestuesit nuk duan zhvillimin e Shqiperis, po duan te behen factor politik me rrenat e kllounit Sazan GURIT.

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Sintaksa

                                Shkruesi nuk di te organizoje mendimin brenda njesive sintaksore

                                Përgjigjjuni
                                1. h
                                  hekur

                                  Zverneci ka 2 vjet qe dihej si projekt, ne para 1 viti kishim zgjedhje, ku ishin kta protestues? Nuk shkuan te votonin. Tani prit 2029.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Bum. Bum

                                    Po mir le ta fillojn nga rruga. Si do ti sjellin material et e ndêrtimit kta ? Me elikopter? Ajo rrug me gura dhe e ngusht sa dy makina nuk shkëmbehen dot , njëri duhet të dali plotësisht nga rruga që të kaloj tjetri. Edhe kjo shifra 4 miliard nji fjal goje. Nuk ju beson më njeri ndaj edhe parrulla ,,, Rama në burg ... berisha në burg .... u ka dridhur gjunjët se populli e kuptoi ma në fund se dyshja Rama Berisha Jan ortak biznesi.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Mesdheu

                                      Ka tronditur gjithë konkurrencën në Mesdhe.Duhet te jesh shume idiot ta besosh kete.Dmth do tronditet turizmi ne Turqi,Itali,Greqi,Kroaci etj se do behet ky piç rezorti ne zvernec.I ere kastravec

                                      Përgjigjjuni
                                      1. k
                                        kris

                                        kakarisin patat se po na rrezikohet Trampi duke rrezikuar Palloshin

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          Papi

                                          Rrofsh o ylli i partise qe na hape syte ne budallenjve pooo...organet ligjzbatuese ku jane?!?!? Duke filluar nga SHISH??!?!? Apo vetem ata te palestruarit me tatuazhe i kane mbetur ketij vendi?

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje