Deputeti socialist Erion Braçe i ka kërkuar shtetit grek që të nënshkruajnë marrëveshjen e pensioneve me Shqipërinë.
Nga salla e Kuvendit, Braçe tha se e drejta e drejta e sigurimeve shoqërore për shqiptarët që jetojnë në Greqi, është një e drejtë themelore e tyre, e cila sipas deputetit socialist, po iu mohohet. Braçe shtoi se Greqia ua ka njohur sigurimet shoqërore polakëve e rumunëve.
Ai tha gjithashtu se Sali Berisha në kohën që ka qenë kryeministër, nuk ka bërë asgjë për njohjen e pensioneve të shqiptarëve që jetojnë në Greqi.
“Ajo që dhemb shumë në këtë histori, është marrëveshje me Greqinë. Berisha ka qenë disa herë kryeministër i Shqipërisë disa herë, por nuk ia doli të arrijë një marrëveshje për punëtorët shqiptarë që kanë qenë, kanë punuar e kontribuar, kanë mbajtur ekonominë e Greqisë, në harkun e viteve të tij. Edhe sot që e kishte mundësinë të fliste për këtë gjë, nuk e tha asnjë fjalë. Sepse për të shqiptarët e Greqisë, apo punëtorët shqiptarë të Greqisë, janë kundërshtarë. Janë njerëz që kanë votuar 90-95% PS-në.
Prandaj për ta nuk duhet folur. Kjo nuk është një histori pensionesh, por një çështje themelore e të drejtave të njeriut, e shqiptarëve që punojnë e jetojnë në Greqi. Greqia s’ka asnjë të drejtë të mbajë atje kontributet e sigurimeve shoqërore të shqiptarëve. Kur nuk u jep atyre asnjë shërbim. Konkurrojmë ne si vende fqinje edhe për informalitet. Greqia po shkel të drejtat themelore të shqiptarëve. Polakëve e rumunëve Greqia ua ka njohur sigurimet shoqërore. Si ka mundësi që Greqia kujtohet për të drejtat e shtetasve shqiptarë këtu në Shqipëri dhe nuk kujtohet për të drejtat e shtetasve shqiptarë në Greqi”, tha mes të tjerash Braçe.
Lidhur me protestën e zhvilluar gjatë këtyre ditëve kundër ndërtimit të resortit turistik në Zvërnec të Vlorës, Braçe tha se atje ka shumë qytetarë të ndershëm, ashtu siç sipas tij ka edhe njerëz që kërkojnë ta shfrytëzojnë këtë situatë për qëllime politike.
Ai gjithashtu akuzoi kryedemokratin Sali Berisha për ndryshim të qëndrimit për investimin në Zvërnec dhe protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit të resortit.
“Me thënë të drejtën Sali, unë nuk hiqem, unë jam. Ashtu siç edhe ti Sali je. Të njohin shqiptarët, të njohin ndërkombëtarët, të njeh edhe drejtësia. Je njeri i famshëm Sali në këtë lëm. Por kjo që bën që një ditë thua një gjë, ditën tjetër thua një gjë tjetër, natyrisht që kjo na ndan. Unë nuk e bëj dot atë gjë. Unë them qartësisht atë që mendoj. Me këtë historinë e kësaj protestës, unë nuk e ndërroj qëndrimin si ty. Në atë protestë ka shumë qytetarë, ashtu siç ka edhe përfitues politik. Janë banalë. Janë gjithmonë atje në atë protestë. Ashtu siç ka doemos njerëz që protestat duan t’i evidentojnë, t’i bëjnë më të mëdha seç janë. Janë edhe këta konspiracionistët konservatorë që sajojnë shitjen e një vendi, ashtu siç ka edhe të rreshtuar me ta, që i bësojnë të gjitha. Në fund ka edhe rrugeçër banalë, që nuk u vjen turp fare nga robt e tyre, kur shajnë robt e të tjerëve”, vijoi më tej Braçe.
Brace Sarina, si thua te lajm koken prape me Armet Kimike te Sirise..? Na ben gje per floket mo; xhuxh i Efesit?
Ky kurrë nuk diti të bëjë diçka tjetër në jetë veç të shajë Berishën. Po ka turp më të madh sot, pas 35 vjetësh, të merresh me Berishën? Nuk mësoi diçka tjetër në jetë ky njeri por vetëm të mbajë gjallë urrejtjen për një të marrë thjesht dhe vetëm për të mbajtur pushtetin? Po mëso të bësh diçka të dobishme, o njeri, fokusohu tek e mira dhe hiq dorë e mos vazhdo të përdorësh si dordolec për të trembur njerzit dhe mbajtur gjallë urrejtjen një të vdekur të pakallur, si mënyrë për të sunduar përjetësisht këtë kope amorfe që kurrë nuk mendoi një herë të vetme me mëndjen e saj.
O pederast që ke 30 vjet në politikë, ku e ke industrinë, bujqësinë, flotën, hekurudhën, fabrikat që të tërheqësh shqiptarët nga Greqia? Ku e ke ushtrinë që të dijë greku se ku ka vendin dhe ku ke ti kufijtë? Ku e ke qeverinë dhe shtetin që promovon në çdo televizion kombëtar voriepirin dhe kërmat e shitur fredbejlerë? Ku e ke çështjen kombëtare dhe komunitetin çam që e keni sikterrosur në errësirë gjithë rracizëm? Kujt kujton se i plas kari për një pederast si ty, Rama apo Sali motërqiri? Politika flet me vepra, jo me pordhë nëpër media.