Tani është formalitet: Komiteti voton pro, Eric Wendt miratohet si ambasador në Tiranë

4 Qershor 2026, 19:38Politika TEMA
Tani është formalitet: Komiteti voton pro, Eric Wendt miratohet si

Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i SHBA-ve në Republikën e Shqipërisë. Kështu mëson Albanian Post përmes një komunikimi zyrtar me zyrën e shtypit të Komitetit.

Emërimi i Wendt u mbështet nga shumica e anëtarëve të komisionit, përfshirë senatorë nga të dyja partitë kryesore, në një votim që e çon kandidaturën një hap më afër konfirmimit final në Senat.

Sipas të dhënave të votimit, pro kandidaturës votuan 19 senatorë, ndërsa 3 votuan kundër. Mes votave pro ishin senatorë të njohur si Risch, Ricketts, McCormick, Daines, Hagerty, Barrasso, Lee, Paul, Cruz, Scott, Cornyn, Shaheen, Coons, Murphy, Kaine, Duckworth dhe Rosen, mes të tjerëve.

Pas këtij miratimi në komision, kandidatura pritet të kalojë për votim në seancë plenare të Senatit, ku do të vendoset përfundimisht konfirmimi i tij si ambasador i ri i SHBA-ve në Tiranë.

Nëse konfirmohet – duket çështje formaliteti tashmë – Wendt do të marrë drejtimin e Ambasadës amerikane në një periudhë me rëndësi për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, veçanërisht në fushat e sigurisë, investimeve dhe bashkëpunimit euroatlantik.

5 Komente

  1. $
    $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$

    Deri tani jemi tē kēnaqur me punēn e CIA nē zgjidhjen e problemeve tē ndryshme nacionale dhe internacionale.Mendojm qē nē tē arrdhmen duhet konsultimi me shtēpin e bardh, pasi problemet jan kaq tē mprehta saqē duhet njē vēmēndje mē e madhe, ku diçka e tillē ēshtē e mundur vetēm me anē tē ambasadorit.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Munika

      Hajd se mezi po tebpresim te na pastrosh kufomen e veremosur nga llumi non grata.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zoi

        Eshte i mirepritur ambasadori me i ri i SH B A , vec nje porosi te vockel do i sygjeroja z ambasador . Te takohet njehere me nje zonje grua ish ambasadoren z Kim , te marre pak iformacion per vendin po sidomos per Nongraden me te fundit kriminelin Sali qen Berisha .

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zoi

          Eshte i mirepritur ambasadori me i ri i SH B A , vec nje porosi te vockel do i sygjeroja z ambasador . Te takohet njehere me nje zonje grua ish ambasadoren z Kim , te marre pak iformacion per vendin po sidomos per Nongraden me te fundit kriminelin Sali qen Berisha .

          Përgjigjjuni
          1. J
            Juve

            Ktij Berisha do t'ja shkul gjithe spaletat dhe gradat brenda një jave.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje