“Investimet e rëndësishme rrisin standardin”/ Ibrahimaj për Zvërnecin: Zhvillimi nuk do të shkatërrojë natyrën

4 Qershor 2026, 21:45Politika TEMA
“Investimet e rëndësishme rrisin standardin”/ Ibrahimaj

Ministrja Delina Ibrahimaj ka mbrojtur idenë e zhvillimit të investimeve në zonën e Zvërnec, duke theksuar se standardet ndërkombëtare dhe kriteret mjedisore do të garantojnë mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit.

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, Ibrahimaj deklaroi se vetë interesi i investitorëve ndërkombëtarë lidhet me vlerat natyrore të zonës dhe jo me shkatërrimin e tyre.

“Natyra është arsyeja përse vjen zhvillimi. Brandet ndërkombëtare nuk do ta shkatërrojnë atë. Standardet garantojnë që investimet janë të ndërlidhura me natyrën dhe nuk e dëmtojnë atë”, u shpreh ministrja.

Ajo shtoi se qeveria ka treguar edhe më herët se nuk pranon projekte që bien ndesh me mbrojtjen e mjedisit, duke kujtuar se një projekt i mëparshëm është rrëzuar pikërisht për shkak se nuk përputhej me kriteret e kërkuara.

Sipas Ibrahimajt, investimet e huaja me standarde të larta ndikojnë pozitivisht në zhvillimin ekonomik dhe rrisin nivelin e cilësisë në sektorë të ndryshëm, duke nisur nga turizmi e deri te prodhimi ushqimor.

“Vullneti ynë është që laguna të mos preket. Jemi të bindur që ky investim do të sillte edhe shumë të tjerë dhe do t’i jepte gjithë zonës një ndikim shumë pozitiv në disa drejtime”, deklaroi ajo.

Duke folur për shqetësimet e ngritura mbi ndikimin tek fauna e zonës, përfshirë pelikanin kaçurrel, ministrja theksoi se ende nuk ekziston një projekt konkret dhe se çdo hap i mëtejshëm do të paraprihet nga studime të detajuara mjedisore.

“Nuk mund të them se çfarë supozohet, sepse nuk kemi ende një projekt, por do të bëhen studime që pelikani të mos preket”, përfundoi Ibrahimaj.

5 Komente

  1. A
    Albi_I

    Eshte mire qe ka dale kjo goca, se ne fakt eshte protezheja e Cetit, nga Drejtoreshe Tatimesh dhe Ministre Financash dhe Ekonomie. Me kete rast kuptojme qe vazhdon e punon per projektin e Cetit dhe tani.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dylberi

      ahah.. ata filluan ta shkaterrojne natyren qe para disa ditesh.. Prene pishat dhe shtruan rruget me zhavorr ne mes te pyllit. Tani keta do genjejne sy me sy.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Deputete e bija e botës!

        Ahhh e mjera ti, Po ça di ti nga këto gjëra.... Thua se të pyet kush ty apo do të ta dëgjoj kush mendimin kur të gjithë e dinë se ju jeni thjesht për numër dhe se mirë apo keq vendos eksluzivisht ai palloshi juaj i gjatë... Ti dhe sot apo dhe të tjerë apo më së shumti të tjera dilni me urdhër nëpër emisione apo forums se i duhet palloshit me kalu "pataten e nxehtë"... Dhe mqs Bela-ja tanimë është kartë e djegur dhe dihet përse. Dilni ju sharabajgat e tjera (dal nga hiçi ) e kërkoni me na bind e dhënë leksione...

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pak nga të gjitha

          Zonja ministre a ka dhuno ndonjë drejtor burri yt… pastaj ku është investimi kontrata apo oferta për investim. Studimi mjedisor plani investimeve etj etj tregoni kto dhe gjithçka sqarohet edhe shkon në vend sdhe pse mund të ketë po e kundra

          Përgjigjjuni
          1. D
            DmJ

            Do ta shkerdheje jo shkaterroje

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje