Autori i kishte shpëtuar 4 herë RENEA-s, çfarë shkoi keq në operacionin e sotëm për kapjen e 43-vjeçarit të rrezikshëm? Vetëm 6 efektivë të Shqiponjave në aksion

4 Qershor 2026, 13:28Kronika TEMA
Autori i kishte shpëtuar 4 herë RENEA-s, çfarë shkoi keq

Detaje të reja zbardhen nga krimi i rëndë në Korçë.

Sipas të dhënave, autori Violand Braçellari është parë dje në fshatin Boden duke bërë xhiro, teksa policia ka marrë informacion dhe sot kanë organizuar kapjen e tij pasi kanë pasur dijeni se nga fshati ka shkuar në stanin ku kishte bagëtitë dhe rrinte me nënën e tij.

Edhe pse i kishte shpëtuar edhe katër herë ndër vite operacioneve të RENEA, polici e Korçës nuk e ka vlerësuar siç duhet rrezikshmërinë e tij dhe kanë shkuar një numër i pakët efektivësh për ta kapur.

Burime bëjnë me dije se kanë qenë vetëm 6 policë të Shqiponjave.

2 Komente

  1. S
    Sass

    Dhe ai numer i paket me 100% i kane hedhur ndonje dopio, me vjen turp kur shikoj polic neper kafe e restorante gjithandej ne orarin e punes, kjo duhet te marre fund menjhere polici futet ne kafe vetem kur ka emision por jo te dehen dhe pastaj shkojne te kapin kriminel se xhaketen e harrojme tek kafja Ministri duhet te nxjerr urdher qe asnje polic mos te hyje ne kafe me uniformen e shtetit

    Përgjigjjuni
    1. P
      Populli paguan

      E para, më vjen shumë keq për punonjësin që ka humbur jetën dhe familjen e tij........Ça shkoi keq? Ta them unë..... . Policëve nuk ju ka thënë njeri se plumbi të vret..... . Ore të shkoj dikush, ti rreshtojë dhe tu thotë:- Zotërinj polic, po ju them një sekret. Plumbi të vret. Ruhuni nga plumbi...... . Mirëpo e çuditshme. Mbase as drejtuesit nuk e dinë këtë fakt........ . Po të marrësh të gjitha vrasjet e policëve, në aksionet e ndërmarra nga policia e shtetit, në shumicën e rasteve, policët janë vrarë nga mosrespektimi I rregullave të luftimit ndaj bandave...... . Nuk shkohet në këmbë përballë plumbit.... Le të bëhen pis me baltë dhe të mos gjakosen.... Tani po del, se policia nuk kishte veshur as jelekun antiplumb........ Drejtuesit e policisë në Korçë duhen shkarkuar të gjithë.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje