Vrasja e efektivit në Maliq, reagon ministri Lamallari: Sulm ndaj ligjit dhe sigurisë së qytetarëve

4 Qershor 2026, 09:55Kronika TEMA
Vrasja e efektivit në Maliq, reagon ministri Lamallari: Sulm ndaj ligjit

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Maliq, ku humbi jetën efektivi i Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, ndërsa mbeti i plagosur kolegu i tij, Edison Adri.

Në reagimin e tij, Lamallari e cilësoi ngjarjen si një akt të rëndë kriminal dhe një sulm jo vetëm ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, por ndaj rendit, ligjit dhe sigurisë së qytetarëve.

 

Reagimi i plotë i Ministrit të Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari:

Sot një familje humbi njeriun e saj të dashur, Policia e Shtetit humbi një koleg, Shqipëria humbi një shërbëtor të përkushtuar të ligjit.

Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal të rëndë në Maliq, një sulm jo vetëm ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, por ndaj vetë rendit, ligjit dhe sigurisë së qytetarëve. Autori do të përballet me të gjithë forcën e ligjit dhe nuk do të ketë asnjë mundësi t’i shpëtojë drejtësisë.

Ngushëllime familjes Mekolli, kolegëve dhe të afërmve të Eneas, që sakrifikoi jetën në përmbushje të misionit të tij fisnik. Sakrifica e tij do të kujtohet me respekt dhe mirënjohje. Efektivit të plagosur, Edison Adri, i uroj shërim të shpejtë dhe rikthim sa më parë pranë familjes dhe kolegëve të tij.

Policia e Shtetit do të vazhdojë me vendosmëri misionin në mbrojtje të ligjit dhe sigurisë së qytetarëve. Sakrifica e Enea Mekollit nuk na ndal, por na forcon në betejën kundër krimit. Nderimi më i madh për të është të vijojmë detyrën me të njëjtin guxim, përkushtim dhe integritet që ai tregoi deri në fund.

2 Komente

  1. Pēr tu bērē polic sot nē Shqipēri, mjafton tē jesh i PD-sē ose PS-sē, njē diplom tē shkollēs sē mesme, dhe tē ndjekēsh deri nē vdekje atē qē urren.Nē pērgjithsi Polic privat dhe polic shteti janē myslimsn praktikues ku prostitucioni, emigrantēt e kthyer, ata qē kan vjedhur pēr tē mbushur barkun, janē shēnjestra tyre.

    Përgjigjjuni
    1. O
      O edo hiqe kete loqen

      Mjere policia e shtetit me titullare si puna jote o merhum! Si ka mundesi qe ministra te brendshem behen ose njerez me lidhje me krimin ose merhume dhe te paafte si puna jote. Cudi e madhe

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje