Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin Podenë, në Bashkinë Maliq.
Sipas informacioneve paraprake, pas sinjalizimeve se i kërkuari fshihej në zonë, agjentë të Policisë së Korçës janë nisur drejt Podenës për ta arrestuar. Gjatë ndërhyrjes, i dyshuari ka hapur zjarr ndaj forcave të policisë, duke lënë të vdekur një efektiv dhe duke plagosur një tjetër.
Burime bëjnë me dije se autori i dyshuar është Violand Braçellari, ish-ushtarak, i shpallur në kërkim prej vitesh. Ai kishte edhe një vendim gjykate për çështje të lidhura me lëndët narkotike.
Sipas të njëjtave burime, Braçellari dyshohet se jetonte prej vitesh në pyjet e Podenës, ku kishte ngritur një stan të madh dhe mbante disa qen. Një ditë më parë, policia kishte marrë informacion se ai ndodhej i fshehur në këtë zonë të thellë malore.
Mësohet se i dyshuari konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë dhe njohës shumë i mirë i armëve. Në operacion kanë marrë pjesë rreth 7-8 efektivë policie, disa prej të cilëve të veshur civilë. Dyshohet se ai i ka identifikuar forcat e policisë gjatë natës, rreth orës 03:00-04:00 të mëngjesit të së enjtes, dhe më pas ka qëlluar në drejtim të tyre.
Autor i dyshuar i ngjarjes raportohet të jetë një person i shpallur në kërkim prej disa vitesh, ish-ushtarak, i cili dyshohet se jetonte i izoluar në zonën pyjore të Podenës dhe njihej si person me rrezikshmëri të lartë dhe njohës i armëve të zjarrit. Sipas burimeve paraprake, ai kishte ngritur një strehim në terren të vështirë dhe mbante edhe qen në zonë.
Pas shkëmbimit të zjarrit, autoritetet dyshohet se kanë arritur ta neutralizojnë të plagosur, ndërsa zona është rrethuar nga forca të shumta policie dhe drejtues të lartë të Policisë së Korçës kanë shkuar në vendngjarje për hetimet.
Hetimet po vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e operacionit, mënyrën se si u zbulua vendndodhja e të kërkuarit dhe dinamikën e saktë të përplasjes me armë ndërkohë që efektivi i plagosur pritet të transportohet me helikopter drejt Tiranës.
Ndërkohë, drejt vendit të ngjarjes janë nisur forca të shumta policore, si edhe drejtori i Policisë së Korçës. Podena është një zonë e largët dhe e braktisur, ku lëvizja dhe ndërhyrja e forcave të rendit paraqet vështirësi për shkak të terrenit të vështirë.
Ja, iku dhe " vëmendja" nga protesta. Tani siç e dini vete,24 orë merruni me këtë ngjarje
Bravo, pseudoprotesta per nje resort luksi ka me rendesi se nje jete njeriu, je nje felliqsire qe nuk meriton koment por dikush duhet ta thoje
O morerqire pak me respekt per Policin qe humb jeten ne krye te deryres o te shkerdheft kina ropt ty protestes tende dhe tgjith Albinerve e Belerave qe shesin bythen
Nxirni nje ligj si ne Amerik qe ne qoftese policit i kercenohet jeta ta vrasi kriminelin para se ta vrasi ai policin po su be ky ligje keshtu do vriten policet ne vazhdim.
O tē qifsha ty e ça tē mban pragu o si gjithmon. Vritet njē djal i ri e ti thua qē do harohet protesta e jevgjitve grek fundērrinat e Evropēs. Pty tē shkērdheft Kina familjen.
Drejtues policie amatore, te vendosur me "konkurim". Shkelin nga arroganca apo nga injoranca cdo norme, pa mennduar per pasojat.
Per te kapur nje ish-ushtarak te armatosur, shkojne vetem 7-8 police (nuk u dika sakte sa ishin). Nje pjese e te cileve civile (sa civile dhe pse civile, ne 3 te nates..., mbase ka menduar se kane shkuar ta vrasin per ta grabitur...). Eshte operacion teresisht joprofesional apo cfare?!
po ky robi merrej me punt e veta ne stan. as i binte ne qafe askujt. per ca hashash te qelbur ne te kaluaren duhej medoemos te popullonte burgjet me taksat tona, e linit rehat as kishte vrare as vjedhur njeri. cfituat? pak ishte lista e gjate e vrasesve te pakapur, hajduteve te rrezikshem dhe kriminelve tjere.
E ngjashme me tentativen per arrestimin e nje tjetri eksponenti madhor krimi ne Shqiperi para shume vitesh. Polica qe vajten mish per top, te veshur civil dhe qe me te drejt ai qe i qelloi deklaroi ne gjykate se u vetembrojt, pasi nuk e dinte qe ishin polica. Dhe sot ai person mbahet ne burg me zorr. Po te ishte ne Amerike do ishte cliruar nga akuza e perplasjes me policine.
Nuk ahkohet me pistolete ne rrethim. Jam i sigurte se autori ka patur kallash.
I moret me qafe policet duke i futur me mik e duke marre vetem patronazhista ne pune.