“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

4 Qershor 2026, 13:11Kronika TEMA
“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7

Prokuroria e Posaçme lexoi këtë të enjte, 4 qershorm, konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozëik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja, Durim Bami dhe Oltion Zefi.

Prokurori Alfred Shehu kërkon dënimin e të pandehurve:

Aldo Avdyli: 10 vite burg, 6.8 me gjykim të shkurtuar

Edson Jozëik: 15 vite burg, 10 vite me gjykim të shkurtuar

Oltion Zefi: 20 vite burg, 13.4 vite me gjykim të shkurtuar

Henerigert Mitri: 9 vite burg, 6 vite burg me gjykim të shkurtuar

Altin Morina: 13.6 vite burg, 9 vite me gjykim të shkurtuar

Jozi Kraja: 10 vite burg, 6.8 me gjykim të shkurtuar

Durim Bami: 21 vite burg, 14 vite me gjykim të shkurtuar

Sipas organit të akuzës, grupi kriminal u zbulua përmes komunikimeve të siguruara nga platforma e koduar Sky ECC.

Sipas SPAK, të pandehurit dyshohet se kanë qenë të përfshirë në disa veprimtari kriminale gjatë viteve 2020-2021.

Lini një Përgjigje