Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për vrasjen e efektivit të ‘Shqiponjave’ Enea Mekolli dhe plagosjen e kolegut të tij, Edison Adri në Lozhan të Maliqit.
Begaj i shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimës dhe i uron shërim të shpejtë të plagosurit ndërsa shton se Policia e Shtetit, do e kthejë këtë dhimbje në forcë për të luftuar krimin në çdo skutë.
Reagimi i Presidentit Bajram Begaj:
Bashkohem thellësisht më dhembjen për humbjen tragjike të jetës në krye të detyrës të policit Enea Mekolli dhe plagosjen rëndë të kolegut të tij, Edison Adri.
I shpreh familjes ngushëllimet dhe solidaritetin më të lartë në emër të shtetit shqiptar në këtë ditë mjaft të rëndë për ta!
I uroj shërim të plotë dhe sa më të shpejtë punonjësit të Policisë së Shtetit, i cili mbeti i plagosur!
Policia e Shtetit nuk do të zbrapset nga kjo humbje e do ta kthejë dhembjen në forcë e vendosmëri për të luftuar krimin në çdo skutë.
Populli shqiptar është masivisht përkrah policisë në mbrojtje të sigurisë dhe rendit publik.
Dēmshpērblimi 50 000 € pēr familjen e policit, mjafton.Reagimi Begaj, kryeministrit Rama, ministrit tē brēndshēm, 1 minut heshtje e parlamentit, reagimi i kryetarit tē grupit PS ( balla), dēshmor i atdheut., jan tē tepërta dhe nē asnjē vēnd tē botēs nuk ndodh.Jan vrar mbi 1 milion ushtar nē konfliktin Rusi-Ukrain dhe nuk nderohen kaq shum.
haxhi- pjerdhident baromi, ne arnautistan, po behet xhihadi.