Dalin fotot e viktimës, policit të vrarë dhe autorit të ngjarjes në Maliq.
Teksa policia i zbarkoi në një stan dhe i bërë thirrje që të dorëzohej, Violand Braçellari dyshohet se ka hapur zjarr ndaj Shqiponjave, duke shkaktuar vdekjen e polici Enea Mekolli dhe u plagos kolegu i tij, Edison Adri.
“Rreth orës 07:30, shërbimet e Policisë kanë rrethuar vendin (stanin) ku dyshohej se fshihej personi në kërkim, konkretisht shtetasi Violand Braçellari, 43 vjeç, i dënuar në vitin 2017 me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burgim nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2011 ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotik””, sqaron policia.
Humbet jetën në krye të detyrës, 1 punonjës policie, si dhe plagoset një tjetër punonjës policie, nga sulmi me armë zjarri nga një person i kërkuar i cili u neutralizua dhe u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit gjatë një operacioni për kapjen e tij.
Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një personi të kërkuar, me rrezikshmëri të lartë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Komisariatit të Policisë Maliq dhe të Komisariatit të Policisë Korçë, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia Maliq.
Rreth orës 07:30, shërbimet e Policisë kanë rrethuar vendin (stanin) ku dyshohej se fshihej personi në kërkim, konkretisht shtetasi Violand Braçellari, 43 vjeç, i dënuar në vitin 2017 me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burgim nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2011 ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje të kërkuarit të dilte dhe të dorëzohej, por ai nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të Policisë, ku për pasojë ka humbur jetën punonjësi i Policisë, inspektor E. M., 34 vjeç, dhe ka mbetur i plagosur punonjësi i Policisë, inspektor E. A., 36 vjeç (të dy punonjës të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë).
Për të neutralizuar sulmin e të kërkuarit, shërbimet e Policisë i janë kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i plagosur edhe i kërkuari, shtetasi Violand Braçellari, i cili më pas është arrestuar.
Në drejtim të vendit të ngjarjes është nisur helikopteri i shëndetësisë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje shumë të rëndë, ku humbi jetën në krye të detyrës një punonjës Policie dhe mbeti i plagosur një tjetër punonjës i Policisë.
Pergjegjesi duhet te mbajne shefat e policise qe organizuan operacionin. Pse nuk derguan Renean kur e dinin qe objektivi ka rrezikshmeri te larte? Nuk kishin nje snajper me shikim nate qe ta paloste per gjys sekonde ate Rambon? Gjynah policet e shkrete qe u vrane kot, se shefat e tyre i çuan per mision me u vra si qeni ne vreshte.
Quiz nga Mero gelbaza, Gjeni policin nga Vrasesi.. po kush eshte kush o Çobanet e Ymer gelbazes.. si ka mundesi gazetat te jeni kaq keq pa dallim nuk shikoni gazetat e Botes .. edhe ne komunizem vendosej emri poshte fotos
Duket qe aksioni i policise eshte drejtuar nga diletante dhe jo specialiste te vertete, kur ka mbetur i vrare nje polic dhe plagosur nje tjeter, Per me teper, kur krimineli gjendesh, ne nje vend te izoluar.Mendoj qe drejtuesit e ketij aksioni, duhet te japin llogari dhe ligji tu jape ate qe i takon.
Duket qe aksioni i policise eshte drejtuar nga diletante dhe jo specialiste te vertete, kur ka mbetur i vrare nje polic dhe plagosur nje tjeter, Per me teper, kur krimineli gjendesh, ne nje vend te izoluar.Mendoj qe drejtuesit e ketij aksioni, duhet te japin llogari dhe ligji tu jape ate qe i takon.
Nuk i di rrethanat...por ështe e pafalshme vrasja e policit...druaj se kanë shkuar si p... në dasëm, gjynah????