Në kuadër të punimeve për ndërtimin e linjës hekurudhore Tiranë–Durrës–Rinas, autoritetet kanë njoftuar masa të përkohshme për bllokimin dhe devijimin e qarkullimit të mjeteve në zonën e njohur si Rrethrrotullimi i Treshit, pranë Kthesës së Kamzës.
Kufizimet do të zbatohen gjatë periudhës 6–9 qershor 2026 dhe do të zhvillohen në disa faza, me qëllim garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e punimeve.
“Punimet dhe lëvizja do të kryhet sipas një grafiku me tre faza si më poshtë:
Bllokim total i qarkullimit nga 06.06.2026.
ora 24:00 – 07.06.2026 ora 05:00.
Mjetet që do të vijnë për në Tiranë do të kalojnë nga rruga Petrit Radovicka
Mjetet nga Tirana për tek rrethrrotullimi do të kthehen tek Kthesa e Kamzës, për të vijuar në rrugën dytësore industriale ose në autostradë në drejtim të Vorës.
Devijimi në korsinë ana e Tiranës.
Punimet do të kryhen gjatë 07.06.2026 ora 05:00 – 15:00 ndërkohë qarkullimi hapet pjesërisht me dy drejtime lëvizjeje (1 korsi për çdo kah).
Devijimi në korsinë ana e Durrësit.
Punimet do të kryhen 07.06.2026 ora 23:00– 09.06.2026 ora 10:00.
Trafiku devijohet plotësisht në anën e Durrësit, duke funksionuar me dy kahe lëvizjeje (1 korsi për secilin kah).
“Hekurudha, kontraktori i punimeve dhe Policia Rrugore kanë marrë masa për menaxhimin e trafikut. Kërkojmë mirëkuptimin e shoferëve dhe banorëve të zonës. Lutemi të respektoni sinjalistikën dhe planifikoni levizjen paraprakisht”, thuhet në njoftim.
Lini një Përgjigje