VIDEO/ Balla opozitës: Plotësojani kërkesat protestuesve; kërkojnë Berisha në burg!

23 Korrik 2026, 11:15Politika TEMA
VIDEO/ Balla opozitës: Plotësojani kërkesat protestuesve;

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS,Taulant Balla gjatë replikës së tij në seancën plenare, deklaroi se protestuesit jashtë Kuvendit kërkojnë burgosjen e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe u bëri thirrje demokratëve ta mbështesin këtë kërkesë.

"Ju vuani nga sindroma e Stokholmit, ku i përdhunuari bie në dashuri me përdhunuesin. Protestuesit thonë: 'Saliu në burg'. Plotësojeni kërkesën e protestuesve. Çojeni Saliun në burg", u shpreh Balla.

Replika e plotë:

Faleminderit, z. Kryetar.

Në replikë me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, sot, në fakt, meqë folët për frikë, hera e parë në histori që ti ke ardhur para meje në seancë. S’kishte ndodhur ndonjëherë, sepse gjithmonë vij i pari, por kësaj radhe ma kalove. Kishe ardhur që në 8. Dhe, dhe, të gjeta duke pirë kafe me Gonën.

Tani, tani, sa i përket pjesës së kostumit: rritu sa të duash, as nuk e mbush, as nuk e kënaq dot kostumin tim. Që të jemi të qartë për këtë pjesë, në të gjitha aspektet e një diskutimi.

Por është keqardhje, është keqardhja e madhe që kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Partia Demokratike e Vlerave të Mëdha, e përfundon diskutimin dhe—

Të dashur qytetarë shqiptarë, kush është dallimi më i madh mes, mes këtij grupi parlamentar dhe këtij grupi parlamentar? Ky grup parlamentar as ka vuajtur nga 12 qershori 1991 e deri më sot nga sindroma e Stokholmit.

Ju vuani nga sindroma e Stokholmit, ku i përdhunuari bie në dashuri me përdhunuesin. Do ti, do ti t’ia, do ti t’ia plotësosh, do ti t’ia plotësosh kërkesat protestuesve. “Saliu në burg”, thonë protestuesit. Plotësoje, pra, kërkesën e protestuesve. Çoje Saliun në burg. Ia plotëson dot kërkesën. Ia plotëson dot kërkesën.

Sa i përket, ta thashë, ta thashë: nuk të fus dot brenda kostumit tim, se nuk më pëlqen.

Kështu që, në këtë këndvështrim, z. Kryetar i Kuvendit, meqenëse nuk kishim ndonjë propozim për kalendarin, meqenëse kishte 1 kundër, 1 pro, atëherë, ju lutem, hidhni në votim kalendarin sipas procedurës.

Faleminderit!

1 Komente

  1. Z
    Zylo

    Shumë mirë e ke por bashkë me palloshin e Belës e të gjithë ju me lloj e sorrollop që nuk i latë gjë njerzve.Dërrst një lloj janë parvarësisht çfarë ngkyre kanë

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje