Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas publikimit të pamjeve ku një efektiv policie shfaqet i plagosur gjatë protestës së zhvilluar përpara Kuvendit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla e cilësoi ngjarjen si një akt të papranueshëm, duke deklaruar se protesta i ka kaluar kufijtë e një tubimi paqësor.
“Kjo nuk është më protestë paqësore, është terrorizëm. Gjaku i policisë është gjaku i shtetit. Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit”, shkroi Balla.
Reagimi vjen pasi një efektiv mbeti i plagosur në kokë për shkak të goditjeve me gurë nga protestuesit.
Dhuna ne proteste eshte e gabuar, Por z.Balla, filloni fillimisht dhe largoni dhunen verbale ne Kuvend dhe ne komisionet e tij. Pasi kjo gje nuk eshte aspak me pak e rende se dhuna ne rruge. Ndjej turp qe te degjojme pefaqesuesit e Popullit te nje niveli te tille. Nje nder keta eshte padyshim Balla, qe shfaq nje arrogance te tille qe vetem nje injorant i nivelit me te poshter e ka.
Po Protestat tuaja para se te merrnit pushtetin si ishin paqesore Populli ka te drejte te protestoje Ne votime nuk ka ke voton e gjithe klasa politike hajdute ne shesh jo se i quani te denuar sorra corba ne referendume nuk ja jepni mundesine edhe pse eshte me kushtetute Si tja bej ky popull te skllaverohet akoma 37 vite e keni bere jo me hani krahun