Tensione para Kuvendit, protestuesit heqin gardhin metalik dhe qëllojnë me vezë policinë

23 Korrik 2026, 09:16Politika TEMA
Tensione para Kuvendit, protestuesit heqin gardhin metalik dhe

Situata para Kuvendit është tensionuar, teksa kanë nisur përplasjet mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit.

Sipas raportimit të gazetarit Igli Çelmeta, policia ka shtyrë me forcë turmën e qytetarëve, ndërsa protestuesit kanë reaguar duke hedhur vezë në drejtim të uniformave blu.

Në kulmin e tensioneve, protestuesit kanë hequr gardhin metalik të vendosur për sigurinë e perimetrit.

Ndërkohë, në zonë po afrohet edhe autoboti me ujë, mjet që përdoret nga policia për shpërndarjen e turmave.

1 Komente

  1. S
    Sufllaqe

    Kushedi sa policë do çojë Lamallari be spital nga goditjet me vezë. E Mero e Carlo do jenë aty duke qajt me policet, veza te demton rëndë.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje