Për më shumë se një muaj deputeti i partisë “Mundësia” Agron Shehaj ka qenë në qendër të diskursit politik, për shkak të shitjes së një vile plazhi në Forte Dei Marmi në Itali, të cilën e bleu 2.9 milionë euro në vitin 2021 dhe e shiti me 5-fshin e çmimit, për 15 milionë euro në 2025.
Ishte kreu i grupit parlamentar të partisë socialiste Taulant Balla ai i cili bëri publike shitjen e vilës nga Shehaj, duke ngritur dyshimet mbi mënyrën e përfitimit të këtyre parave.
Megjithatë , pavarësisht se kjo ka qenë një nga çështjet më të diskutuara përgjatë muajit të fundit, Prokuroria e Posaccme nuk është vënë në lëvizje për të nisur një hetim kryesisht për deputetin e Kuvendit, siç nisi për Zvërnecin pas protestave. Ky nuk ishte rasti i parë, pasi SPAK ka nisur edhe hetime të tjera kryesisht pa qenë nevoja e depozitimit të një kallëzimi në prokurori.
Por, ky standard nuk vleu për rastin e Shehajt , madje struktura antikorrupsion nuk ka bërë lëvizjen më të vogël që të bëjë verifikime paraprake, për të parë në rast se ligjvënësi ka konsumuar veprën penale “fshehje apo mosdeklarim pasurie”, “pastrim parash”, ose ndonjë vepër tjetër penale.
Në rast se ndodh, pyetja që ngrihet është nëse Agron Shehaj do të jetë i hapur që SPAK të kryejë hetim të gjithanshëm sa i përket pasurisë së tij dhe nëse ai do të vihet në dispozicion të drejtësise për të justifikuar pronën në shtetin italian që e shiti 15 milionë euro.
Gatishmërinë Shehaj e ka shprehur nga Facebook-u, por përballja e vërtetë bëhet përpara SPAK dhe jo virtualisht duke u kapur pas Taulant Ballës dhe Edi Ramës.
“ Kjo është vila ime në Itali që kam shitur 15 milionë euro, tani habitën thonë ku i gjeti ky paratë”, tha ai.
Në vitin 2021, Shehaj deklaroi në ILDKPI blerjen e vilës 251 m2 për 2.9 milionë euro me burim të ardhura që kanë ardhur nga shitja e aseteve te biznesit, ndërsa në vitin 2025 deklaroi shitjen e vilës në Forte Dei Marmi për 15 milionë euro./abcnews.al
Debila vilat 200-250 metra katror ne qytete te vogla periferike te Italis kushtojn 1-2 milion euro . Ne bregdet nuk i blen dot me pak se 5milion euro. Ne Forte dei Marmi ku Agroni e ka restauruar vilen minimumi nje vile e tille eshte 10milion euro.
Kur kerkon te besh te zgjuarin ne epoken dixhitale duke shtremberuar te verteten ben vetem figuren e idiotit , analfabetit funksional plus edhe figuren e injorantit duke injoruar faktin qe ka persona me te zgjuar dhe profesionista te vertete qe flasin me fakte dhe jo me bindje partiake.
ik or karuc ca merreni me Shehajn merruni me ramen dhe saliun , vile te tij ne itali
karuca eshte ne itali vila jo ne shqiperi kush flet tao kulish i rames
Hahaha, Spak te hetoje Shehajn nga opozita. Shaka po beni ? Spak eshte berishian e heton vetem nga mazhoranca qofte dhe per nje “ arke me peshk “.Hetimin per Berishen me insistimin disa vjecar te ShBA dhe nje vrime ne uje. Shikoni per 21 janarin nuk guxojne ta cojne dosjen ne gjykate. Nderkohe Mehdiu tallet me gjykaten per Gerdecin. Ata e therrasin ne gjygj ai shkon ne USA. Por Veliajn e zgjedhur nga populli e arrestojne ne zyre! Duhej te ishte shkrire me kohe e te formatohej nga e para. Eshte vonuar !
Hajdut i celbur duhe denuar me 100 vite burg… eshte dhe kriminel ben vrasje me pagese