Pas tensioneve të shumta që kanë shoqëruar protestën e sotme para Kuvendit dhe në akset kryesore të kryeqytetit, Policia e Shtetit ka kryer shoqërimin e parë në komisariat.
Mësohet se personi i shoqëruar kishte vendosur kosha mbeturinash në mes të rrugës, me qëllim bllokimin e qarkullimit të automjeteve dhe paralizimin e trafikut.
Efektivët e rendit kanë ndërhyrë menjëherë duke e neutralizuar protestuesin dhe e kanë shoqëruar atë drejt ambientit të komisariatit për veprime të mëtejshme procedurale.
Jepini nji kafe ne komisariat dhe leshojeni te nxjerre kosha te tjere neser
Qijani fisin ketij shpellari civilizimi eshte problem
A burgoset pafajsia? Liri per vandalet!