Masa të rrepta sigurie para protestës, katër furgonë të FNSH-së dhe autobot uji në terren! Bllokohet aksi nga “Toptani” drejt Kuvendit

23 Korrik 2026, 08:35Kronika TEMA
Masa të rrepta sigurie para protestës, katër furgonë të

Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa të rrepta sigurie për protestën qytetare të parashikuar për ditën e sotme përpara Parlamentit, ku pritet të zhvillohet edhe seanca e fundit e këtij sesioni parlamentar.

Raportohet se uniformat blu kanë ngritur dy perimetra të sigurisë me qëllim menaxhimin e situatës.

Bllokimi fillon nga qendra tregtare “Toptani” deri përgjatë Rrugës së Elbasanit, duke e bërë të pamundur lëvizjen e kalimtarëve në segmentin që të çon drejt godinës së Kuvendit.

Për të parandaluar çdo incident, në terren janë angazhuar mjete dhe forca të shumta policore, ku katër furgonë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, FNSH, janë në gatishmëri të plotë pranë zonës së protestës, si dhe është vendosur edhe një autobot uji për shpërndarjen e turmave në rast tensionimi të situatës.

Policia po monitoron me vëmendje të gjitha akset kryesore përreth Parlamentit deri në përfundim të seancës plenare.

2 Komente

  1. d
    don

    Bllokimi i parlamentit nga grupe talebanësh të paguar nuk është ligjore prandaj policia duhet të veproi me forcën e ligjit...

    Përgjigjjuni
    1. N
      Naim

      Protestuesit ?Njerez qe gjithe jeten nuk kan bere asgje,vecse qylagjij .Mos humbeni kohe me kto ndihmesa te drogaxhijve e "diaspora grogaxhijve" se diaspora e vertet punon per te jetuar e shkollim te femijve e nuk kan te ardhura,pervec atyre qe nxjerrin me djersen e ballit e nuk kan maqina luksoze por te thjeshta e qe perdoren ne punet e perditeshme.Larg ketij lloji belaquresh medemek protestues !!!!!!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje