Një vatër zjarri është raportuar në fshatin Voskopojë të Korçës në vendin e quajtur "Antenat", duke mobilizuar forca nga Njësia Administrative Voskopojë, si dhe punonjës të Shërbimit Pyjor.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, drejt vendngjarjes janë nisur dy mjete të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH): një automjet zjarrfikës dhe një mjet tip "pick-up" me efektivët e ndërhyrjes. Gjithashtu, në operacion janë angazhuar forca të Njësisë Administrative Voskopojë dhe punonjës të Shërbimit Pyjor.
Për shkak të terrenit të vështirë, automjeti zjarrfikës nuk ka mundur të afrohet pranë vatrës së zjarrit. Si pasojë, një pjesë e efektivëve kanë nisur ndërhyrjen në këmbë, ndërsa pjesa tjetër është në lëvizje drejt zonës së prekur.
Autoritetet bëjnë me dije se, pas vlerësimit të situatës nga drejtuesi i MZSH-së, do të koordinohen veprimet e mëtejshme për neutralizimin e plotë të flakëve.
I vetmi vend ne evrope pa helikoptere ose avion zjarrevikes