Zjarrfikësit italianë po përballen me një situatë të vështirë në Siçili, ku dhjetëra vatra zjarri pyjore dhe flakë të përhapura në zona me bimësi po kërcënojnë disa pjesë të ishullit jugor.
Temperaturat e larta, që në disa zona kanë arritur deri në 40 gradë Celsius, së bashku me erërat e nxehta dhe thatësirën e zgjatur, kanë favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve.
Për shkak të zjarreve, autoritetet janë detyruar të evakuojnë rreth 100 banorë, ndërsa nga një klinikë në qendër të ishullit janë larguar edhe 22 pacientë. Zjarri në këtë zonë ka vijuar prej disa ditësh, pavarësisht ndërhyrjes së avionëve zjarrfikës.
Sipas shërbimit zjarrfikës italian, që nga dita e shtunë janë kryer operacione për shuarjen e më shumë se 1 mijë zjarreve në të gjithë Siçilinë.
A massive wildfire swept through Bivona on the Italian island of Sicily, threatening homes and a marble processing plant in the Contrada Savarini area.
Firefighters battled difficult conditions as aerial support was delayed and emergency services were stretched to their limits. pic.twitter.com/6euKsgPs7e
— ANews (@anews) July 22, 2026
Një zëdhënës i Mbrojtjes Civile italiane e ka cilësuar situatën si “serioze”, duke theksuar se përhapja e zjarreve po ndihmohet nga temperaturat ekstreme dhe mungesa e lagështisë në tokë për shkak të thatësirës.
Deri më tani nuk janë raportuar viktima, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë punën për të vënë nën kontroll vatrat aktive.
A dangerous wildfire has been threatening Bivona, Agrigento Province, Sicily, Italy, over the past few hours, as firefighters continue battling the advancing flames. pic.twitter.com/1ow9uvM3Eg
— Weather Monitor (@WeatherMonitors) July 21, 2026
Një nga zonat më të prekura ndodhet në pjesën qendrore të ishullit, pranë Castronovo dhe Santo Stefano di Quisquina, ku zjarret kanë shkaktuar probleme edhe me furnizimin me ujë të pijshëm për rreth 20 komunitete.
A wildfire destroyed olive groves at a farm in Italy's Sicily, a farmer said, wiping out this year’s crop and damaging trees needed for future harvests pic.twitter.com/dVrVrOZXtV
— Reuters (@Reuters) July 22, 2026
Mediet lokale raportojnë se në disa zona të Siçilisë temperaturat kanë kaluar edhe 45 gradë Celsius. Situata përkeqësohet nga fakti se ishulli po përballet gjithnjë e më shpesh me periudha të gjata thatësire, ndërsa rreth 70% e territorit konsiderohet në rrezik shkretëtirëzimi.
Siçilia ka përjetuar edhe më parë temperatura ekstreme. Në gusht të vitit 2021, pranë Sirakuzës, temperaturat arritën 48.8 gradë Celsius, një rekord për Evropën.
Lini një Përgjigje