Irani vijon të forcojë kapacitetet e tij ushtarake, pavarësisht sulmeve të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, sipas deklaratave të një zëdhënësi të Forcave të Armatosura iraniane.
Abolfazl Shekarhi deklaroi se prodhimi i raketave dhe dronëve sulmues nuk është ndërprerë në asnjë moment gjatë përplasjeve me SHBA-në dhe Izraelin. Sipas tij, industria ushtarake iraniane ka vazhduar punën në të gjitha fazat e konfliktit, ndërsa raketat kalojnë drejtpërdrejt nga linjat e prodhimit në përdorim operacional.
“Raketat transferohen direkt nga linja e prodhimit në përdorim operacional, ndërsa në të njëjtën kohë ne po rimbushim rezervat tona”, u shpreh Shekarhi.
Zëdhënësi iranian pretendoi gjithashtu se agjencitë amerikane të inteligjencës nuk kanë arritur të identifikojnë të gjitha objektet e prodhimit të raketave të Iranit, të cilat sipas tij janë të shpërndara në zona të ndryshme të vendit.
Brigadier General Abolfazl Shekarchi, spokesperson for the Armed Forces of the Islamic Republic of Iran, stated that ballistic missile production continued uninterrupted throughout the 40-Day War (Ramadan War), including after the ceasefire agreement was breached.
He also said… pic.twitter.com/kEQxXRKp64
— OSINTWarfare (@OSINTWarfare) July 22, 2026
Sipas Teheranit, Irani ka përballuar një numër më të madh sulmesh sesa pritej nga Shtetet e Bashkuara. Autoritetet iraniane pretendojnë se kapacitetet e tyre raketore kanë mbetur funksionale dhe se vendi ka ruajtur një pjesë të konsiderueshme të arsenalit të tij.
Një vlerësim i CIA-s i publikuar në muajin maj sugjeronte se Irani kishte ruajtur rreth 70% të arsenalit raketor që kishte para fillimit të konfliktit.
Ndërkohë, sipas analizave të ekspertëve, një nga avantazhet e Iranit është kostoja relativisht e ulët e prodhimit të disa sistemeve të tij, veçanërisht dronëve, ndërsa mbrojtja kundër tyre mund të kërkojë shpenzime shumë më të larta nga vendet që përpiqen t’i neutralizojnë.
Lini një Përgjigje