Një pjesë e lagjes “Besëlidhja” në Lezhës vijon të jetë pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar, si pasojë e djegies së një transformatori.
Ndër zonat e prekura janë edhe zyrat e Gjendjes Civile dhe të ALEAT-it, duke krijuar vështirësi në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
Sipas burimeve, transformatori është dëmtuar si pasojë e mbingarkesës, ndërsa mësohet se ai është djegur edhe herë të tjera për të njëjtën arsye.
Ekipet e OSHEE-së ndodhen në terren dhe po punojnë për zëvendësimin e transformatorit të dëmtuar, me synim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike në zonën e prekur.
Po kto dreq trasformatoresh nuk kane naj rrele naj gjo se nuk jam elettricista qe te stakohet para se te digjet