Me protestën, por pas gardhit të policisë/ Berisha shmang turmën dhe hyn në Kuvend nga hyrja e siguruar

23 Korrik 2026, 10:10Politika TEMA
Me protestën, por pas gardhit të policisë/ Berisha shmang

Ndërsa protestuesit vijojnë tubimin përpara Parlamentit, Sali Berisha dhe deputetët e Partisë Demokratike shmangën turmën dhe hynë në Kuvend nga krahu i siguruar me gardh metalik dhe forca policie.

Edhe pse kryetari i PD-së shprehu mbështetje për protestën dhe kërkoi shkrirjen e Parlamentit, ai zgjodhi hyrjen e mbrojtur nga policia për të hyrë në godinë.

“I vetmi akt i përgjegjshëm i tij është të deklarojë fundin e tij, shkrirjen e tij dhe hapjen e rrugës për zgjidhjen që kërkojnë mbarë rinia dhe qytetarët shqiptarë. Çdo akt tjetër është fund e krye i pavlerë, ndaj dhe ne kërkojmë sot vetëshpalljen, shkrirjen e këtij Parlamenti. Ky është i vetmi vendim i drejtë që Parlamenti mund të marrë sot”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje