Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula ka paralajmëruar vartësit nga Durrësi që ose të bëjnë detyrën e tyre sipas ligjit, ose të kalojnë në jetën private, pasi nuk mund t’i bëjnë dot të gjitha, edhe inspektor, edhe politikan, edhe gangster apo hajdut.
Zyrtari i lartë, ish-deputet i PD, së bashku me një ekip nga Inspektorati i Përgjithshëm, organizoi paraditen e sotme (3 qershor) një trajnim me trupat e 6 inspektorateve rajonale të Qarkut Durrës.
Trajnimi në qytetin bregdetar është i katërti i këtij lloji, pas 3 ndalesave të mëparshme në 3 qarqe të tjera të vendit. Gjatë fjalës së tij, Sula u ndal tek rëndësia që ka qarku i Durrësit, sidomos gjatë muajve të verës, kur popullsia e tij 3-4-fishohet për shkak të flukseve turistike.
Për këtë arsye, Inspektori i Përgjithshëm kërkoi nga të gjithë inspektorët kryerjen në mënyrë rigoroze të detyrës gjatë kontrolleve, pasi ata janë pasqyra e qeverisjes Rama në terren.
“S’mund t’i bësh të gjitha, edhe politikan, edhe inspektor, edhe kryeinspektor, edhe gangster, edhe hajdut edhe imoral. Jo, o përmbush detyrën, ose shko në privat bëj punën tate. Je i lirë më pas, qytetar i lirë. Ne jemi fytyra e përditshmërisë së qeverisë.
Kryeministrin Rama apo qeverinë nuk e kontrollon njeri, ata më kontrollojnë mua, unë poshtë, tjetri poshtë deri tek ju. Por ama kryeministri dhe qeveria kontrollohen një herë në 4 vite, pikërisht nga qytetarët shqiptarë, pikërisht nga vota e qytetarëve”,– tha Sula ndër të tjera.
Gjatë fjalës së tij, inspektori Sula deklaroi se koha e inspektorëve që shkojnë tek subjektet private dhe kërkojnë “kafe për shefin” duhet të marrë fund.
Nga Durrësi, ai njoftoi se pas pak ditësh, më saktësisht më 11 qershor do të hapet platforma sinjalizuese www.sigurt.gov.al dhe linja e gjelbërt, ku të gjithë qytetarët do të mund të denoncojnë në mënyrë anonime shkeljet dhe abuzimet që ato konstatojnë nga subjektet private.
Në takim ishin të pranishëm inspektorë nga Agjencia Kombëtare e Ushqimit, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar si dhe krerët e këtyre inspektoriateve.
po me ata te Shkodres kur do takohesh,jane ca te inspektoriatit te punes atje ,qe sillen si togat e toger Babes dikur('45) thone jena me vartesi ne Shkoder,dhe pasi e vene per "vije"punen ne Shkoder vijne ne Lezhe duke terrorizuar bizneset,kuptohet ata te voglat,rregulli rregull disiplina disiplin,ligji ligj,por jo kur kerkohen nga "grabitqaret", duke kontrolluar pervjet te njejtat biznese,dhe ne fund" pasi merren vesh",procesverbali del pa shkelje,........heren tjeter me shume
Mire e ke zoti Sula por eshte e veshtire te behet shtet me shqiptare. Ne kete vend eshte e veshtire dhe njekohesisht fatkeqesi per individin drejtues i institucionit qe punon per zbatimin e ligjit sepse nuk ka perkrahje dhe eshte nen trysni nga te gjitha anet vecanerisht nga vartesit te mesuar me ujin e turbullt
Shume te drejte ka lisi jane bere shume te besdisur nuk i lane me punu fare bizneset e vogla sidomos te lezhes ai Qerosi i zyres Punes.
Je i madhe Dash Sula rrespekt
Bravo Dashi
Une e kam thene qyshse mora vesh per emerimin e Dash Sules ne ate detyre te larte , qe Ai do ta kryeje detyren shume me mire se pjesa derrmuese e nepunesve sociakiste . Koha po e verteton.